osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta në panik i çoroditur: Mohon ndikimin rus, sfidon amerikanët dhe merr në mbrojtje Moskën dhe akuzon ndërkombëtarët për pazare

Ilir Meta në panik i çoroditur:  Mohon ndikimin rus, sfidon amerikanët dhe merr në mbrojtje Moskën dhe akuzon ndërkombëtarët për pazare

Presidenti Ilir Meta ka marrë dje në mbrojtje Moskën. Gazeta prej disa ditësh ka treguar se si dyshja Meta-Berisha po tentojnë destabilizimin e vendit dhe nga dita në ditë kanë dalë fakte se në këtë mes ka gisht dhe Rusia. Për të parën herë presidenti ka reaguar dje mbi këtë çështje, ku ka sfiduar NATO dhe SHBA. Gjatë një prononcimi për mediat, Meta deklaroi se Rusia ka ndikim në vendet e rajonit, por jo në Shqipëri. Po ashtu u shpreh se nuk fshihet ajo pas problemeve politike në vend.

Kjo deklaratë e presidentit bie ndesh me faktet që kanë dalë dhe deklaratat që kanë dhënë SHISH, amerikanët dhe zyrtarët e NATO. Pra në një farë mënyre, Meta dje ka marrë në mbrojtje Moskën, duke thënë se ajo nuk ka gisht fare në vendin tonë. Por vetë kreu i SHISH ka deklaruar se ka ndikim rus.

Po ashtu gjenerali i SHBA, Curtis Scaparrotti, tha se pas partive antiqeveritare në Ballkan fshihen rusët. Por Meta nuk ka ngurruar dhe të ironizojë, duke bërë krahasime me periudhën e komunizmit.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike, për fat të keq, të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të reagojë ndryshe.

Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e së kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë”, tha Meta. Deklarata e Metës ishte më shumë një marrje në mbrojtje e Moskës, duke tentuar të tregojë se vendit nuk i vinë aspak dëmet prej saj, por duhet t’i shohim problemet mes nesh.

Meta sulmon ndërkombëtarët

Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar dhe një herë dje se ai është palë me opozitën. Që pas përplasjeve që ndodhën fillimisht për ministrin Sandër Lleshaj, Meta po shfrytëzon çdo dalje publike dhe çdo mundësi për të sulmuar qeverinë. Por dje sulmeve nuk u kanë shpëtuar as ndërkombëtarët. Përfaqësues të SHBA dhe të BE ditët e fundit kanë dalë hapur kundër veprimeve të PD e LSI, ndërsa kanë folur edhe me emra. Knut Fleckenstein akuzoi Monika Kryemadhin se po punon kundër integrimit.

Por të tilla deklarata duket se kanë irrituar presidentin dhe e kanë futur në panik. Edhe pse është president, ai ka akuzuar ndërkombëtarët se kur vijnë në Shqipëri përfshihen në pazare. “Mendoj se klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari, siç ka ndodhur deri tani, dhe çështjet duhet të zgjidhen me dialog në mënyrë transparente, në mënyrë parimore, larg pazareve dhe keqpërdorimeve, qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari”, u shpreh kreu i shtetit.

Sulmi i Metës dje ndaj ndërkombëtarëve tregon trishtimin që ka mbërthyer presidentin dhe partinë e tij. Djegia e mandateve mund të shënojë fundin e LSI dhe sinjalet janë se ajo po mbështetet dhe nga ndërkombëtarët. Për këtë arsye presidenti tani nuk ka kursyer sulmet ndaj tyre.

Meta krah opozitës

Presidenti u vuri dje kapak aludimeve sa i takon mbështetjes së tij ndaj opozitës. Edhe pse ndërkombëtarët dhe politikanë të ndryshëm kërkojnë që ai të ulë në tryezë palët, Meta refuzoi sërish dje. Madje ai bëri përgjegjëse qeverinë për situatën, duke mbështetur në një farë mënyre krizën politike në vend, pasi nuk pranoi të ndërmarrë veprime konkrete për zgjedhjen e saj.

“Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve tanë, të cilët kërkojnë normalitet, por njëkohësisht dhe të vazhdojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti, në këtë rajon ende me sfida të rëndësishme. Kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim”, tha Meta. /Kliti Topalli