Juristi Romeo Karaj i ftuar në Dritare TV, tha se ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë njëherësh dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në gjendje të rëndë në burg.
“I thoja Metës ty të duhet një makinë kohe, jeta është provë nuk paska provë më të madhe se pushteti.
Provën e fukarallëkut e duron por prova e pushtetit është e rëndë. Jepu njerëzve para dhe pushtet dhe shikon kush janë.
Kanë vjedhur dhe duan të shitet si burra të mirë tani. Meta e di që diellin tani do e shikoj me dylbi.
Për këto akuza ai mund të dënohet minimumi 15 vite dhe maksimumi 30 vite.
Po ti hapen çështje të tjera do të shtohen vitit pa fund.
Tani edhe sikur të behët i penduari i drejtësisë nuk e pranojnë se nuk është mirë nga mend e kokës”, tha juristi Romeo Karaj, i cili është dhe njeriu që e paditi Metën për aferën CEZ-DIA.