osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ilir Meta ndez situatën në PS, ja deputetët që pritet të votojnë kundër shkarkimit të presidentit, rrjedhje votash dhe në radhët e opozitës

Ilir Meta ndez situatën në PS, ja deputetët që pritet të votojnë kundër shkarkimit të presidentit, rrjedhje votash dhe në radhët e opozitës

Nisma për të shkarkuar Ilir Metën nga detyra ka ndezur situatën në radhët e PS. Venecia vulosi raportin përfundimtar dhe tani është në dorë të komisionit hetimor ta interpretojë atë nëse kemi apo jo shkelje që duhet të shoqërohen me shkarkim. Por gazeta ka mësuar se ujrat në PS janë trazuar, pasi kryeministri Edi Rama nuk gëzon mbështetjen e të gjithë deputetëve për votimin final. Shkarkimi i presidentit kërkon 94 vota dhe duket se do jetë një betejë e vështirë për socialistë.

Burime shumë të sigurta në PS i thanë gazetës se disa deputetë ja kanë bërë të qartë kryeministrit se nuk do të votojnë për shkarkimin e Metës. I pari është Ditmir Bushati. Ky i fundit ka dalë hapur kundër qeverisë dhe si për çudi LSI ka dalë në mbështetje të tij. Madje ka pasur dhe zëra se LSI kërkon që ai të zgjidhet kryeministër i qeverisë transitore që synon opozita. Një tjetër emër është Tom Doshi. Edhe pse dikur e akuzoi Metën se kishte plan për ta eliminuar fizikisht, situata ka ndryshuar. Në ditëlindjen e Monsinjor Troshanit një vit më parë, Meta dhe Doshi u shfaqën bashkë duke pirë e duke kërcyer.

Një tjetër emër është Anastas Angjeli. Gazeta e ka treguar me fakte se ai është mbështetës i Metës. Në çdo aktivitet që zhvillon universiteti i tij privat, Meta është i ftuar. Po ashtu, Angjeli ka ende shpresa se do të mund të propozohet për kryetar të KLSH. Në korridoret e PS një tjetër emër që përflitet se është në dyshim është Fidel Ylli. Biznesmeni ka miqësi me Metën dhe vota e tij pritet të jetë kundër. Po ashtu dhe emra të tjerë të cilët Rama nuk i ka të sigurt janë 3 ish-ministra të njohur. Të 3 kanë mbetur shumë të pakënaqur pas largimit nga qeveria, por për ta mundësitë janë 50 për qind me 50 për qind, pasi janë në mëdyshje. Po ashtu, sipas burimeve është dhe një përfaqësues i minoritetit grek që pritet të votojë kundër Metës. Pra janë rreth 7-8 emra që kanë dalë hapur kundër kryeministrit.

Përveç rrjedhjeve në PS, mësohet se edhe në opozitën e re ka rrjedhje. Dje u tregua qartë se ka plasur sherri mes emrave të rinj. Disa deputetë vendosën të shkarkonin Rudina Hajdarin si kryetare grupi dhe kjo solli përplasje. Por sipas burimeve, këto situata kanë ndodhur për shkak se PS, Meta dhe PD janë hedhur në sulm për të kapur deputetët e rinj dhe kjo ka sjellë përplasje mes tyre. Megjithatë, sa i takon shkarkimit të Metës, numri i emrave që pritet të votojnë kundër është shtuar. Gazeta e tha më herët se presidenti po lobon fort në radhët e deputetëve dhe si duket ja ka arritur. PS bashkë me deputetët e PDIU dhe Tom Doshin ka 79 deputetë. Ndërkohë opozita ka në total 42 deputetë, përfshirë emrat që nuk dogjën mandatet.

Nëse rrjedhjet vijojnë PS mund të përfundojë me 70 vota. Kjo do të thotë se i duhen rreth 24 vota nga opozita e re mazhorancës. Pra duket se kemi një betejë të fortë në prapaskenë. PS e ka ndarë mendjen se do i shkojë deri në fund shkarkimit, por dhe Meta duket se po luan fort. Megjithatë Rama ka një mënyrë për të bindur opozitën. Nëse ndryshohet sistemi zgjedhor të gjithë janë gati të votojnë kundër Metës. Mbete të shihet e çfarë do të ndodhë, por sigurt është se situata është ndezur. Meta kishte shpresa të Venecia, por komisioni i dha goditje tepër të fortë dhe ja la në dorë Kuvendit. Tani ky i fundit do vendosë gjithçka.

Kliti Topalli