Ilir Meta ka paralajmëruar se angazhimi i tij në ditët në vijim do të jetë që mali i shkeljeve të kësaj qeverie të kalojë në godinën e SPAK-ut
“Nëse kjo krijesë e partisë dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës ky nuk është problem im. Angazhimi im dhe i opozitës është që mali i fakteve për Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin, do ta kalojë tavanin më të lartë të SPAK-ut. Do kalojë dhe katin e parë e të dytë dhe do dalë mbi SPAK-un”– paralajmëroi Meta.
Ai tha se shumë shpejt ata që merren me të do e njohin Ilir Metën e vërtetë.
“Do të dalë mbi SPAK mali i fakteve, i letrave, shkresave dhe vendimeve të paligjshme të një regjimi mafioz që mbështetet në falsifikime. Kjo është një çështje e tyre.
Unë kam qenë dhe jam këtu jo vetëm përballë drejtësisë së partisë, por mbi të gjitha përballë popullit. Ato firmat fët e fët do e kalojnë katin më të lartë të SPAK shumë shpejt.
Edhe në Zimbabve vepron më shpejt drejtësia. Në Austri paguhen shkrime për të shpifur për Ilir Metën. Ilir Meta ka qenë këtu që prej 22 marsit të vitit 92.
Tani ka një detyrë të vështirë se duhet të punojë më shumë se në këto 30 vite. Për këtë guxim të marrë që ata kanë marrë ndaj interesave publike, që i dinë punët e firmave një punë të mbaruar.
Kjo do të jetë një çështje shumë e shpejtë. Punë javësh. Do e njohin mirë Ilir Metën. S’e kanë njohur mirë në të kaluarën edhe për shkak të përgjegjësisë sime.
Në 200 vjet nuk do guxojnë të prekin Kushtetutën. Populli është gjykatës dhe prokuror suprem në këtë vend. Askush të mos bëjë më marrëzira të tilla për 200 vitet që vijnë. I harxhuam 10 vjet me këtë aventurier që na e infliltruan të tjerët për të përçarë vendin”– deklaroi Meta.