Ilir Meta e bëri atë që të gjithë e dinin. Bllokoi negociatat me Greqinë, negociatat që do të zgjidhin shumë e shumë çështje të trashëguara dhe të mbartura mes dy veneve. Dhe që kishin shërbyer si burim konflikti për vite e vite me radhë. Por dhe si burim persekutimi dhe dhimbjeje për qytetarët shqiptarë dhe në veçanti atyre çamë ndër vite në kufirin greko-shqiptar. Ku shpeshherë janë bërë dhe objekt diskriminimi nga policia kufitare greke, janë kthyer, janë fyer dhe u është grisur pasaporta. Ilir Meta nuk pa asgjë nga këto, teksa sot me statusin e një presidenti honorifik shteti, ku Kushtetuta e re i jep akoma më pak kompetenca, bëri “luanin” pikërisht në të vetmin rast që iu dha për t’i shërbyer shqiptarëve, ktheu mbrapsht kërkesën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për marrjen e autorizimit për negociatat me Greqinë.
Një përgjigje që ishte një amalgamë mes deklaratave të disa ditëve të ish ministrit të Drejtësisë të LSI Ylli Manjani dhe zarit tjetër që mendon se di problemet gjeopolitike të rajonit e veçanërisht të Arabisë ku gati la kokën për të marrë ndonjë lek me pengje, Ilir Kulla.
Ilir Meta në të vetmin rast që iu dha për t’i shërbyer këtij vendi që e ka përdhunuar në mënyrë periodike për vite me radhë me gjithë bashkëshorten Mona dhe ortakun Sali Berisha, veproi në shërbim të krizës. Siç ka bërë gjithnjë.
Kërkon që të bëjë politikë me dhënien e autorizimit Bushatit për negociatat e qeverisë shqiptare me qeverinë greke për tejkalimin e shumë çështjeve me rëndësi jetike për Shqipëri. Kërkon të firmosë marrëveshjen vetë Ilir Meta President me qeverinë greke për “Detin”.
Nuk dihet kë ka menduar në përfytyrimin e vet Ilir Meta që të ulë në tavolinë me ministrin jashtëm grek Kotzias për nënshkruar marrëveshjen e “Detit”. Ndoshta përfytyron këshilltarin e tij Ilir Kulla të nënshkruajë me Kotzias. Pavarësisht se një këshilltar nuk hedh firmë as për rrogën e vet. Pasi Bushati nuk besojmë se do t’i bindet Presidentit që pas shpinës së tij kur të nënëshkruaje në një rast hipotetik marrëveshjet të qendrojnë kryeministri grek Tsipras dhe Presidenti shqiptar honorifiku Ilir Meta.
Ka paritet bisedimesh, nënshkrimesh. Meta i bëri lëmsh të gjitha. Vetëm e vetëm se ka burgun afër dhe kërkon të bëjë presion me bllokimin e marrëveshjes së “Detit” me Greqinë. Që të shpëtojë nga burgu, veten dhe Monikën. Amerikanët e dinë se kush është Ilir Meta, më shumë se shqiptarët. Dinë çfarë i ka bërë këtij vendi, si e ka vjedhur dhe dhunuar për vite me radhë, duke i marrë paratë, duke ngritur krimin dhe trafikun e drogës në institucion, vjedhjen e floririt dhe duke marrë gjithçka që bën një lek nga ky vend.
Ndaj FBI dhe DEA amerikanë kanë sjellë dosjen e Metës dhe ia kanë lënë në tavolinën e Arta Markut. Ndaj ish ministrat e tij, nga Haxhinasto e deri tek Dervishaj siç ka paralajmëruar “Pamfleti.com” muaj më parë kur askush nuk mendonte, po shkojnë njëri pas tjetrit në prokurori. Më pas do të jenë në burg. Ndërkohë që Ilir Meta vazhdon të qëndrojë jashtë qelisë, thjeshtë dhe vetëm për çështje kohe. Për vonesa në zbatimin e reformës në drejtësi dhe Vettingut, ku fajtor përveç Metës dhe Berishës është dhe kryeministri Rama. Pasi sot Ilir Meta do të kishte në dorë gavetën e burgut për të ngrënë mëngjesin në burgun e sigurisë së lartënë Reç të Shkodrës dhe jo stilografin e Presidencës për të firmosur refuzimin e kërkesës së Bushatit dhe Ramës, pra qeverisë, për dhënien e autorizimit për negociatave me Greqinë dhe zgjidhjen e të gjithë problemeve mes dy vendeve.
Nëse sheh autorizimin e Presidentit grek për ministrin e jashtëm të tij Kotzias, është vetëm çerek faqeje përgjigjie, ndërsa kërkesa e Kotzias vetëm një faqe. Nuk ka “p*rdhë dhe as frikë burgu presidenti grek si presidenti shqiptar honorifik Ilir Meta. Ndaj nuk bën hajr kombi shqiptar pa larguar nga skena politike Ilir Metën dhe Sali Berishën. Me ndihmën e zotit dhe Amerikanve, që në momentet më të vështira për shqiptarët kanë qënë në krah tyre. Edhe këtë herë./Pamfleti.com