Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë ish-eurodeputeten, Doris Pack.
Në një shënim në rrjetet sociale, Meta e cilëson ish-eurodeputeten si një grua me integritet dhe një mbështetëse të flaktë të Shqipërisë.
“Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”, tha Meta.
Për ata që nuk e njohin, Doris Pack është një kamikaze që është përdorur nga PD dhe Sali Berisha për vite me radhë.
Dhe për këtë, i janë falenderus Genc Pollos.