Ndoshta ju duket e pabesueshme por Ilir Meta është me të vërtetë pjesë e stafit të “Balfin Group”, kompanisë së Samir Manes.
Nuk bëhet fjalë për Presidentin e Shqipërisë, por për punonjësin më të vjetër të kompanisë.
I ftuar në “Xing me Ermalin”, teksa po xhironin një kamër të fshehtë me punonjësit e kompanisë, moderatori Erma Mamaqi ka zbuluar se njëri prej punonjësve quhet Ilir Meta.
Dhe për ta vërtetuar këtë ka treguar edhe kartën e identitetit të zotërisë në ekran.