Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një dëshmi tronditëse të Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë që është zbërthyer për vrasjet më të bujshme në Shqipëri. Ai tha se sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputetit të PS.
Këtë video të Hoxhës e ka shpërndarë edhe juristi Romeo Kara.
Ngjarja për të cilën flet gazetari dhe e dëshmuar nga Nuredin Dumani para SPAK, lidhet me ekzekutimin mafioz në derën e shtëpisë së Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka. Ngjarja dhe sot e kësaj dite është pa autor.