osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta ka diskredituar institucionin e Presidencës, ta harrojë se i shpëton SPAK, do e fundosë pasuria

Ilir Meta ka diskredituar institucionin e Presidencës, ta harrojë se i shpëton SPAK, do e fundosë pasuria

Avokat Idajet Beqiri

Nisma e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta ishte në kohën e duhur dhe hapi i vetëm që duhej ndërmarrë. Shqipëria, për fatin e keq, në këto afro 30 vjet sistem pluralist, me përjashtim të ish Presidentëve Ramiz Alia, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, të cilët ishin vërtetë institucional, respektues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të akteve të tjera ndërkombëtare, njerëz të përgjegjshëm në nivelin e kryetarit të shtetit.

Të tjerët, posaçërisht Sali Berisha, Bujar Nishani dhe së fundi Ilir Meta, kanë qënë dhe janë turpi i kryetarit të shtetit. Ish Presidenti Sali Berisha ishte modeli më negativ i kryetarit të shtetit. Ai operoi me metoda fashistoide në një sistem pluralist. Berisha u soll jo si kryetar shteti, por si një kryekriminel gjithë dimensional, sepse me veprime të shumta, të mirëmenduara, në linjën e mirëfilltë të antishqiptarizmit, e bëri fërtele shtetin tonë dhe institucionet e tij, e shkrumboi gjithçka dhe çdo vlerë në Shqipëri, me qëllim që një ditë të binte me turp edhe vet shteti, siç ra në vitin 1997. Ilir Metës, me kuptimin e vërtetë të fjalës, “i ka pjellë mushka” në jetën e tij. E mori Berisha në vitin 1992, e përpunoi, siç e kishin përpunuar vet atë kur ishte në moshën e Ilirit, e futi “si kolonë të pestë” në gjirin e PS dhe voli dhe e përdori atë sa herë ia deshi puna.

Meta, me 60 fjalë gjithsej të mësuar nga fjalori demokratik, të cilat i përdorte dhe i përdor “si papagall” në çdo takim, në çdo fjalim dhe në çdo dalje para masmediave, domosdo me ndihmën e Berishës dhe të PS, i ngjiti shkallët e karrierës me katapult, pa i thënë askush “puna mbarë”, sepse punë të parë kishte deputetllëkun, punë të dytë kryeministrin! Kur e deshi interesi i Berishës, i cili u hoq me armë prej gjithë shqiptarëve në vitin 1997, e futi në lojë Metën, përfitoi prej tij çarjen e PS dhe u riciklua në pushtet në vitin 2005, çka përbënë rastin më të paprecedent në botë për një ish President të rrëzuar nga pushteti si vrasës i popullit të vet. Meta krijoi me këtë rast LSI, një Parti thellësisht biznesi, e cila përmes aferave nga më të rëndat korruptive të këtij themeluesi të saj, deri me grabitjen e thesarit të shtetit, dhe mbolli në Shqipëri farën më të keqe të korrupsionit politik, zgjedhor, pushtetor, varfërues për shqiptarët, mbolli dhe korri frytet e stigmës “me pushtet bëhet paraja, me para blihet pushteti”! Zgjedhja e Ilir Metës si President i Republikës ishte gjëja më e shëmtuar për shtetin shqiptar dhe për historinë e këtij shteti. Një popull i tërë e ka stigmatizuar atë dhe familjen e tij si më të korruptuarat në vend. Pasuritë e vëna prej tij nuk justifikohen as në masën pesëshifrore me zero e zero e zero… përqind! PS dhe Edi Rama e bënë President të Republikës Ilir Metën thjeshtë dhe vetëm për të qenë në rregull me parimin “meqenëse nuk kemi pulën, po hamë sorrën”! Por më kryesorja. I

lir Meta u bë President i Republikës sepse e donte Berisha dhe si garantues i mosgoditjes së tij prej drejtësisë shqiptare. Reforma në drejtësi, fenomen i imponuar nga SHBA dhe BE për Shqipërinë, e nxori tërësisht nga binarët Metën dhe kompani. Një mal me dosje ku provohen krime makabër nga korrupsioni, deri te vrasje të shumta, janë në pritje të SPAK… Meta, Berisha dhe Basha, të bindur se vetëm destabiliteti i Shqipërisë mund t’i shpëtojë nga ndëshkimi penal drastik, nuk lanë gjë pa bërë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, kundër institucioneve të shtetit. Meta qëllimisht rrëzoi edhe vetveten, domethënë kryetarin e shtetit. E bëri dhe vazhdon ta bëjë çdo ditë lolo kreun e shtetit me akte të papërgjegjshme, nga dekretet dhe çdekretet e deri te veprimet çmendurore nëpër lumenj, përrenj, male e dete…! Ai e ka diskredituar rëndë institucionin e kryetarit të shtetit me aktet e njëpasnjëshme antikushtetuese që ka nxjerrë. E ka diskredituar këtë institucion me qëndrimet antishqiptare ndaj partnerëve tanë strategjik ndërkombëtar, e ka diskredituar me gjithë familjen e vet, sepse një popull i tërë e trajton atë me komente dhe vlerësime negative dhe urrejtëse, sa askënd drejtues shteti të mëparshëm gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar.

Në këto kushte, edhe me marrjen dhe dhënien e mendimit të faktorit relevant strategjik ndërkombëtar, Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur të shkarkoj Ilir Metën nga Presidenti Republikës. Në muajin tetor të këtij viti besoj se Shqipëria do të ketë një kryetar shteti