osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta i kthen përgjigje me “dashuri” Artan Lames duke sulmuar “pa qetësi” Edi Ramën

Ilir Meta i kthen përgjigje me “dashuri” Artan Lames duke sulmuar “pa qetësi” Edi Ramën

I dashur Artan!

Kemi një kohë të gjatë pa u takuar dhe kjo na detyron të komunikojmë nëpërmjet mjeteve publike, gjë që bën që muhabetet që kemi bashkë ti marrë vesh edhe dynjaja.

Mund të kishe zgjedhur edhe mesengerin ose fejsbukun ku kohët e fundit kam hapur një profil. Meqë ra fjala tek fejsbuku, të kam kërkuar të gjej që të bëhemi shokë, por nuk ka asnjë Artan Lame.

Por që të kthehem tek sebepi që më bëri të shkruaj, lidhet me shqetësimin që kishe për mosfirmosjen nga ana ime të ligjit për kadastrën. Unë nuk e di ku e ke hallin ti, por për këtë punën e presidencës dhe kryeministrisë që më thoje se janë pa tapi, në vend se të më trembje më gëzove. Imagjino i dashur Artan sikur të kishte pasur presidenca tapi! Sot do ishim duke ju lutur Berishës të na e kthente. Ai nuk na ktheu tapetet në ‘97-ën, jo pastaj të na kthente tapinë. E një ditë të bukur na çonte edhe tropojanët të na nxirrnin nga bytha e jashtë se ishte “tokë e xanun”.

Po ashtu mungesa e tapisë së kryeministrisë është prapë fat i madh. Ky shoku jot që është këtu mund ta përdorte si letër për të zhgarvitur. Ose mund ti fuste ndonjë PPP me Çim Fushën dhe të nxirrte ty të thoje që duhet shembur se i ka rënë cilësia e betonit. Për mos thënë që do ia kishte dhënë me kohë Koços ta shiste si artefakt.

Pra i dashur Artan, besoj se tani edhe ti nuk je më i shqetësuat që këto godina nuk kanë tapi. Sa për ato 60 mijë prona të tjerat që nuk kanë tapi, unë e ti si socialistë të vjetër që jemi, nuk na shqetëson fort prona private.

Në mbyllje të letrës nuk mund të mos them që u çmalla me ty. Po pate ndonjë hall, duku këndej. Mos mbaj inate kot, se edhe Ditmiri që bënte si nevrik, tek unë u fal prapë.

Të përqafoj!