osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta i çoroditur, mesazh të koduar, kërcënon me jetë Edi Ramën: Pengmarrësi i autobusit ekzekutohet po nuk negocioi

Ilir Meta i çoroditur, mesazh të koduar, kërcënon me jetë Edi Ramën: Pengmarrësi i autobusit ekzekutohet po nuk negocioi

Vendosmëria e mazhorancës socialiste për t’i rrudhur kompetencat Presidentit të Republikës përmes një ligji organik dhe heqja e koalicioneve, duket se kanë luajtur mendsh presidentin Ilir Meta.

Ky i fundit i është rikthyer dje komunikimit javor me gazetarët, ndërsa thuajse në të gjithë konferencën e tij, ai ka qenë tejet i tensionuar, duke dëshmuar se i është prishur qetësia. Por dje Meta ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama me ekzekutim. Meta e ka krahasuar atë me një pengmarrës autobusi, duke e paralajmëruar se nëse një pengmarrës nuk negocion atëherë e di fundin.

Në të tilla raste policia i ekzekuton pengmarrësit për të ruajtur qytetarët. Si duket Meta i ka dërguar mesazh të koduar kryeministrit. “Qëndrimet e Presidentit kanë qenë të gjitha të qarta, se çfarë do të bëjë mazhoranca, është puna e saj dhe unë s’i pengoj dot të bëjnë vendime të marra.

Por që vendi të merret peng dhe e ardhmja evropiane të merret peng për shkak të një bande oligarkësh, banditësh, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Kam qenë dhe kryeministër dhe jam ndeshur me situata të vështira. Ju e dini që kur një person merr peng një autobus, përpiqesh të vendosësh me të një kontakt që të shpëtojnë të gjithë, edhe qytetarët, por edhe pengu mos të ketë fat të keq.

Por kur rrezikohen të gjithë qytetarët, pastaj merren vendime të forta dhe askush nuk do ta ketë fajin, nëse do të ketë të zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikohet populli. Nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Metës, as të Ramës apo Bashës, Shqipëria ka qenë përpara nesh dhe do të mbijetojë sërish”, tha ai.

Kërcënimi me kryengritje

I qartë dhe i prerë në ato që artikulonte, presidenti Meta ka kërcënuar me revolta e shpërndarje të Parlamentit, në rast se sipas tij, Partia Socialiste miratonte ligjin që rregullon kompetencat e Presidentit. Madje, ai e quan Kuvendin e Shqipërisë gjysmak dhe antiligjor.

“Se çfarë bën mazhoranca, kjo është një zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm të respektojë Kushtetutën dhe do t’i përshtatet çdo situate në mbrojtje të Kushtetutës. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk do t’i shkojë mendja që presidenti i këtij vendi mund të frikësohet që të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit.

Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një Parlament antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur Kushtetutën. Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit, as i opozitës, as i LSI-së. Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, nëse duan i shpërndaj para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, unë këtu jam. Kush i pengoi të më shkarkonin mua? Le ta provojnë nëse duan do shkarkohen nga unë apo jo. Presidenti respekton Kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit”, deklaroi Meta.

Meta kërkon kaos

Por ndërsa zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 janë vetëm pak muaj larg, presidenti Ilir Meta thotë se do të ketë vigjilencë të plotë ndaj procesit deri më 25 prill kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit. Meta paralajmëroi mazhorancën se vrima e vrimës së miut do t’i duhet e vogël dhe e vendi do të shkojë në kaos, nëse sipas tij, ajo tenton të fabrikojë një shumicë si në rastin e Shijakut dhe Dibrës, duke vjedhur dhe blerë votat.

“Presidenti i Republikës është këtu, në krye të detyrës, nuk flemë gjumë deri në 25 prill. Shpresoj që të gjithë të kuptojnë dhe reflektojnë se këto zgjedhje janë domosdoshmëri. Kushdo që mendon dhe që ndjen se është rëndë dhe do të trembë popullin shqiptar që të fabrikojë shumicë në ato mënyrë që dinë të gjithë sipas dosjeve të Shijakut dhe Dibrës, ta provojë.

Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente kur është kokëfortë, por i paralajmëron të gjithë që fati i tyre të mos cenojë fatin e popullit shqiptar sepse vrima e vrimës së miut do t’u duket shumë e madhe”, u shpreh ai. Por ligji organik për presidentin nuk është e vetmja gjë që e ka shqetësuar presidentin Ilir Meta.

Kjo pasi paralajmërimi i Metës se vendi do të shkojë në trazira e kaos, duket se vjen edhe për shkak se ai i trembet SPAK dhe BKH, si dhe eliminimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak se mazhoranca është e vendosur për të hequr koalicionet parazgjedhore. Kështu që të gjitha këto zhvillime duket se e kanë trembur Metën./Rigels Seliman