osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta i bën “qokën” e radhës Baba Mondit “Kalorës të Skënderbeut”: I jep gazetës bektashiane “Urtësia” titullin “Naim Frashëri”

Ilir Meta i bën “qokën” e radhës Baba Mondit “Kalorës të Skënderbeut”: I jep gazetës bektashiane “Urtësia” titullin “Naim Frashëri”

Ka të drejtë Meta të mbështesë dhe të përkulet fort ndaj Baba Mondit, qoftë për shkak se i ka “bekuar” të gjitha kompanitë e mermerit e guroreve në Malin e Tomorrit ashtu dhe për shërbime të tjera në cash, sa herë ka lindur nevoja.

“Pamfleti” ka shkruar kohë më parë se, Baba Likja e ka detyrim të përkulet ndaj Baba Mondit, pasi i ka falur 37 hektarë tokë në Sarandë, duke u kthyer nga një “brekëgrisur” nga Skrapari në “beun” e Shqipërisë, përmes marrjes nën zotërim të pronave përmes Hipotekave që janë drejtuar nga LSI

Presidenti Ilir Meta vijon “qokat” për kreun e Bektashinjve shqiptar Baba Mondin, të cilin kohë më parë e ka titulluar “Kalorësi i Skënderbeut”.

Këtë radhë, Baba Likja ka pasur një “dhuratë” tjetër për baba Mondin në prag startimit të festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, atë të dekorimit të gazetës së bektashinjve, e para gazetë fetare e dekoruar që nga koha e presidencës së Ahmet Zogut.

Presidenti Meta mori pjesë në veprimtarinë kushtuar 25-vjetorit të Revistës “Urtësia”, të mbajtur në Hotel “Tirana International” me praninë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe klerikëve të tjerë.

Duke përshëndetur këtë veprimtari, Meta çmoi rolin dhe kontributin e Revistës bektashiane “Urtësia” me Titullin “Naim Frashëri”.

Motivacioni ka qënë: “Në vlerësim të kontributit për ringritjen e besimit bektashian dhe monumenteve të tij të kultit, në promovimin e dijes, kulturës dhe doktrinës bektashiane duke u ofruar gjithë besimtarëve, krahas dijeve fetare, edhe mesazhe atdhedashurie, paqeje e mirëkuptimi, që synojnë përparimin e shoqërisë dhe orientimin e shqiptarëve drejt një jete të përbashkët në harmoni”.

Ai theksoi se botimi i revistës “Urtësia” është më shumë se një gjest vullnet mirë për të plotësuar dëshirën e komunitetit tuaj të ndriçuar, duke evokuar dhe rrugën e gjatë, jo më shumë se 25 vite që ka bërë kjo revistë, e hedhur në publik thjeshtë për komunitetin bektashi.

Baba Likja ka bërë me dije se ndjek me simpati aktivitetin e Kryegjyshatës së nderuar të drejtuar prej Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’.

Dhe ka të drejtë Ilir Meta të mbështesë dhe të përkulet fort ndaj Baba Mondit, qoftë për shkak se i ka “bekuar” të gjitha kompanitë e mermerit dhe guroreve në Malin e Tomorrit ashtu dhe për shërbime të tjera në cash, sa herë ka lindur nevoja.

Sikurse ka shkruar dhe “Pamfleti” kohë më parë, Baba Likja e ka detyrim të përkulet ndaj Baba Mondit, pasi i ka falur 37 hektarë tokë, nga më e mira, në Sarandë, duke u kthyer nga një “brekëgrisur” nga Skrapari në “beun” e Shqipërisë, përmes marrjen nën zotërim të pronave përmes Hipotekave që janë drejtuar nga LSI.

Pavarësisht se me një autorizim të 13 janarit 2015 qeveria ka ngarkuar Avokaturën e Shtetit të ngrejë padi kundër Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Hipotekës Sarandë, për kthimin shtetit të pronës me sipërfaqe kullote prej 36.7 hektarësh, të ndodhur në Berdenesh të Sarandës.

Avokatura e Shtetit ka kërkuar nga gjykata në kërkesë padinë e saj pavlefshmërinë e vendimit nr. 116, datë 12.06.2009 të ZRKKP të Qarkut Vlorë, si dhe të çdo veprimi juridik të mëvonshëm, që mund të jetë kryer mbi pronën në fjalë, vëren se ky vërtetim është i falsifikuar.

Ndaj Baba Likja i bën “qoka” Baba Mondit, sepse janë si ‘mishi me thuan’ në pasuri e abuzim./Pamfleti