osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta harron bllokun 700 mijë euro: Korrupsioni i qeverisë po largon shqiptarët! PS të mos devijojë marrëveshjen e 5 qershorit

Ilir Meta harron bllokun 700 mijë euro: Korrupsioni i qeverisë po largon shqiptarët! PS të mos devijojë marrëveshjen e 5 qershorit

Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe dje me sulmet dhe akuzat në adresë të qeverisë “Rama”. Këtë herë presidenti Meta ka zgjedhur të postojë në rrjetet sociale disa statistika mbi shifrat e aplikantëve për azil të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa akuzon qeverinë për arrogancë dhe korrupsion, duke thënë se janë pikërisht këto arsye pse njerëzit po largohen.

Por ironia është se në vitin 2010 kreu i shtetit ishte personazh kryesor në videon e publikuar nga ish-ministri i LSI, Dritan Prifti, ku fliste për 700 mijë euro korrupsion në dhënien e tenderave, ndërkohë që sot ka marrë flamurin e luftës anti-korrupsion, duke bërë thirrje që të ngrihen qytetarët për të larguar këtë qeveri, pasi sipas tij, ata nuk e meritojnë këtë keqqeverisje.

Madje, në statusin e tij që shoqërohet me një grafikë ku shihet se Shqipëria renditet e katërta pas Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, për sa u përket aplikimeve për azilantët, Meta thekson se vendi ynë nuk e meriton këtë gjë. “Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me drejtimin e gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi”, shkruan ai.

PS të mos devijojë marrëveshjen e 5 qershorit

Por sulmet, akuzat dhe paralajmërimet në adresë të mazhorancës qeverisëse nuk ndale me kaq. Presidenti Ilir Meta me tone të ashpra i ka dërguar një tjetër mesazh Partisë Socialiste, duke i kërkuar që të mos devijojë nga marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Madje, akuza që duhet t’i kishim dëgjuar të ngritura me forcë nga Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, në fakt po i artikulon me agresivitet dhe një gjuhë të ashpër kreu i shtetit, ç’ka tregon se ai ka marrë rolin e kryeopozitarit. Sipas tij, në kushtet kur qytetarët shqiptarë po keqqeverisen shpresa e vetme janë listat e hapura 100%. “Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të Bashkimi Europian”, nënvizoi ai. Por duket qartë që ky mesazh shkon për kryeministrin Edi Rama që duket i vendosur për të çuar deri në fund ndryshimet kushtetuese, ku padyshim që heqja e koalicioneve e ka trembur kreun e shtetit.

Kjo për shkak se heqja e koalicioneve favorizon Partinë Socialiste, por edhe Partinë Demokratike, pavarësisht se kjo e fundit bën sikur nuk e dëshiron këtë gjë, ndërsa viktimë dhe e humbur nga këto ndryshime është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Pra, në kushtet kur nuk dihet ende nëse kryedemokrati Lulzim Basha do ta fusë LSI-në në listë të përbashkët, Meta është hedhur në sulme, duke intimiduar kundërshtarët e bërë thirrje për kaos, nga frika se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 do humbë LSI.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që presidenti Ilir Meta e mori indicien nga një raport i Eurostat. Ky i fundit publikoi të dhënat, ku nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç. 15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç. /Rigels Seliman