undin politik të Sali Berishës mund ta kenë menduar nëpër gjyqe penale, para hekurave apo në arrati, por rrallëkush mund ta ketë imagjinuar nën ombrellën e Partisë së Lirisë, me kryetar ish-presidentin Ilir Meta.
I shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i përjashtuar nga Partia Demokratike, të cilën e drejtoi për 22 vjet, Sali Berisha, pas goditjes që mori në 3 mars në gjyqin e Apelit ku humbi përfundimisht selinë blu, të vetmen rrugë që ka është që të shpallë një aleancë zgjedhore me Ilir Metën.
Kjo është rruga e tij që të hyjë në zgjedhjet e 14 majit. Nëse në vitin 2009 ishte Sali Berisha ai që futi Ilir Metën në qeveri për të mbajtur pushtetin, tashmë është Ilir Meta ai që e ka në dorë të fusë në partinë e tij Berishën bashkë me Foltoren. Edhe ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume deklaroi se tanimë i takon Enkelejd Alibeajn që të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kume u shpreh se ish-kryeministrit Sali Berisha, i mbetet që kandidatët e Primareve t’i regjistrojë me parti tjetër ose në koalicion. “Këtë mund ta bëjë tashmë vetëm Alibeaj, të shkojë në Gjykatën e Tiranës, në regjistrin e partive politike, të marrë vërtetimin e duhur dhe të regjistrohet të hënën si subjekt zgjedhor. Kandidatët që kanë dalë nga Primaret e Partisë Demokratike që drejtohet nga grupi i Rithemelimit dhe zotit Berisha, mund të regjistrohen vetëm nga parti të tjera që i pranojnë ose koalicione siç ka ndodhur në 6 mars”, theksoi ai. Pra Ilir Meta do të jetë foleja e fundit e bandës së Sali Berishës, nëse do që të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.
“Foltorja” plaçkë gabi në Partinë e Lirisë
Nëse Berisha e bën këtë lëvizje, nuk do të mjaftohet vetëm me “asgjësimin”, por largimin e tij përgjithmonë nga politika me një turp të madh, pasi përveç se nuk ka vulën e PD-së që të regjistrojë kandidatët e dalë nga primarët, ai duhet të ndajë votat me Ilir Metën, nëse zgjedh që të bashkohet në një koalicion. Marrëveshje e dy aleatëve të vjetër pritet të kthehet në një marrëdhënie klering. Kandidatët e dalë nga primarët e Berishës do të duhet te kandidojnë nën logon një koalicioni, siç ishte Shtëpia e Lirisë më 6 marsin e 2022, por një situatë krejt tjetër është për këshillat bashkiak.
Nëse disa parti futën në koalicion, atëherë ata duhet të depozitojnë një listë të vetme kandidatësh për këshillat bashkiak. Përpara ambicies së Metës, ku nga njëra anë do i japë vulën, Berishës për kandidatët për kryebashkiak, demokratët duhet te kthejnë nderin dhe ti japin votën politike për vendoret e 14 majit partisë së lirisë në këmbim.
Pra Berisha “do të gjunjëzohet” tek Ilir Meta dhe kushtet i cakton vetë ish-presidenti, pasi ai është drejtuesi i Partisë së Lirisë. Edhe Berisha e ka pranuar hapur së fundmi se aleanca me Partinë e Lirisë është tradhti ndaj demokratëve. “Nëse do të futesha në zgjedhje me skemën e 6 marsit, kjo do të ishte tradhti ndaj forcës politike që përmbysi regjimin. Do të ishte tradhti ndaj parimeve kushtetuese. Do të ishte tradhti ndaj vendimeve të drejta të gjykatave. Të hapur plotësisht përveçse me Alibashën për bisedime. Natyrisht me Alibashën që janë krejtësisht pengje të Edi Ramës”, deklaroi ai pak javë më parë. Por kjo deklaratë e tij ishte ende pa u marrë vendimi i Apelit.
Në kushte të dëshpëruara, nuk është çudi që Berisha “të falet” tek Ilir Meta. Gjithashtu, Sali Berisha ka të drejtë ti regjistrojë kandidatët edhe si të pavarur duke marrë përsipër rrezikun që elektorat demokrat të identifikojë më shpejt kandNGA ELMAS BOGDANIidatët e Alibeajt, të cilët përkrah do kenë edhe logon zyrtare të PD. Por nuk përjashtohet edhe skenari që ish-kryeministri të bojkotojë zgjedhjet vendore.
Duke dështuar në përpjekjet për të bashkuar PD dhe duke e kthyer betejën për bashkim në betejë për vulën e PD, tani Berisha po e deklaron me zë dhe figurë mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve të 14 majit, por me një arsyetim të ri, që nuk e kanë përdorur më parë. Bojkotin e zgjedhjeve të 14 majit Berisha do ta justifikojë si përjashtim nga zgjedhjet, meqë Gjykata nuk i dha vulën. /NGA ELMAS BOGDANI