Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ndarë në rrjetet sociale një deklaratë të fortë të ish-kryeministrit Sali Berisha bërë në vitin 2015 për Ilir Metën.
Teksa sot mbrojnë njëri-tjetrin në daljet e tyre publike, dikur Berisha e ka akuzuar Metën si njeriun që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri.
Postimi i plotë:
FAKTE / SALI BERISHA 2015: “Për Partinë Demokratike, Ilir Metaj është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve, të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të globit, të planetit, në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve dhe vajzave, të drogës dhe armëve. Metaj është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet dhe korrupsionin e organizuar.”