osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta drejt dorëheqjes si President, amerikanët sigurojnë 5 vota në Kushtetuese për ta shkarkuar

Ilir Meta drejt dorëheqjes si President, amerikanët sigurojnë 5 vota në Kushtetuese për ta shkarkuar

Ilir Meta mund të japë dorëheqjen si President duke iu bashkuar në terren betejës së aleatit të tij Sali Berisha kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër reformës në Drejtësi, veprimit të SPAK ndaj korrupsionit dhe krimit elitar si dhe për të rrëzuar Lulzim Bashën, i cili akuzohet nga Berisha për tradhti me SHBA, bashkëpunim me Soros dhe Edi Ramën.

Fillimisht Ilir Meta u përbetua se do të largohej nga Presidenca nëse Edi Rama do të merrte 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Rama mori 74 mandate, por Meta nuk doli nga Presidenca, të cilën e ka kthyer në selinë kryesore të bandës së tij LSI që u shpartallua në zgjedhje, ndërsa selinë zyrtare të LSI kërkon ta japë me qira.

Tashmë Ilir Meta mund të japë dorëheqjen dhe të largohet nga Presidenca bashkë me shpurën e tij politike, për shkak të shkarkimit të pritshëm nga Gjykata Kushtetuese, për cënim të marrëdhënieve me SHBA, nxitjen përplasjeve civile, nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës gjatë ‘çmendurisë’ së prillit. Me anë të dorëheqjes Meta do të shmangë një situatë të rëndë për të, ku në rast shkarkimi, policia do të ndërhyrë për ta nxjerrë me forcë nga Presidenca.

Ka disa shenja dhe mesazhe të qarta se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar 5 vota në Gjykatën Kushtetuese për të shkarkuar Ilir Metën në janar apo shkurt të këtij viti.

Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Vitore Tusha, Altin Binaj dhe Përparim Kalo pritet të votojnë pro shkarkimit të Ilir Metës si një dhunues i kushtetutës dhe kundërshtar i Perëndimit. Ka përpjekje për të bindur edhe Marsida Xhaferllarin, mikeshën e Enkelejd Alibejat, për të bashkuar votën me shumicën.

Gjithsesi, në votimin e fundit në Gjykatën Kushtetuese, për ndryshimet në ligjin për vetëqeverisjes vendore, Xhaferllari u bashkua me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Edhe pse padia e Metës dhe Kryemadhit u rrëzua me 5 vota, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja votuan pro çiftit Meta-Monika.

Ilir Meta ka vetëm një votë të sigurt në Gjykatën Kushtetuese, atë të Sonila Bejtjas, e cila është gruaja e Andi Bejtjas, një analist pranë Berishës dhe oborrit të LSI-së. Andi Bejtja rezultoi se paguhej nga biznesmeni italian i akuzuar si mafioz Francesco Bechetti me 18 milionë lekë në muaj. Ilir Meta e emëroi me firmën e tij Sonila Bejtjan në Gjyaktën Kushtetuese, pa plotësuar kriteret, vetëm për të siguruar votën e saj. Megjithatë, vota e Sonila Bejtjas dhe Marsida Xhaferllarit nuk mjaftojnë për ta shpëtuar Metën./Pamfleti