osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta drejt arrestimit?! “Përdhunon” Kushtetutën për pazare koncesionesh dhe garanci se nuk do të preket nga Byroja e Hetimit

Ilir Meta drejt arrestimit?! “Përdhunon” Kushtetutën për pazare koncesionesh dhe garanci se nuk do të preket nga Byroja e Hetimit

Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta marrë menjëherë të pandehur Presidentin e pazareve, i cili konsiderohet nga ndërkombëtarët si koka e krimit dhe korrupsionit në Ballkan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përdhunon Kushtetutën e Shqipërisë për të detyruar Edi Ramën t’i japë ndonjë koncesion apo tendër Monika Kryemadhit dhe për të marrë një garanci se nuk do të arrestohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Meta ka vendosur të shkelë Kushtetutën, duke mos respektuar afatin prej 7 ditësh për dekretimin e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm. Shkelja e Kushtetutës është edhe vepra më e rëndë penale.

Pas këtij akti, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta marrë menjëherë të pandehur Presidentin e pazareve, i cili konsiderohet nga ndërkombëtarët si koka e krimit dhe korrupsionit në Ballkan. Në kushtet kur mazhoranca nuk mund ta shkarkojë Metën, pasi i duhet një shumicë e cilësuar votash, organet e drejtësisë kanë detyrimin që të vihen në lëvizje për të mbrojtur Kushtetutën dhe të evitojnë destabilizimin e vendit.

Meta nuk ka asnjë problem me kandidaturën e Lleshit, por po e përdor këtë propozim për t’i bërë presion Ramës që të ndajë koncesionet me Monikën. Gjithashtu, Meta, duke shkeluar hapur Kushtetutën, po bllokon emërimin e Lleshit për të kërcënuar ndërkombëtarët me destabilizimin e vendit, me qëllim që SHBA dhe BE t’i japin garanci se nuk do të arrestohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

E gjithë skema, e cila zbatohet me këshillat e Sali Berishës, do të dështojë në mënyrë spektakolare. Së pari, Ilir Meta, duke përdhosur Kushtetutën, mund të arrestohet nga drejtësia aktuale ende pa u ngritur Byroja e Hetimit. Sy dyti, Sandër Lleshi do ta drejtojë Ministrinë e Brendshme si zëvendësministër i parë i komanduar. Së treti, Rama pritet të miratojë me urgjencë një ligj për disiplinimin e Metës, duke e detyruar që të zbatojë Kushtetutën në rastet e tjera./Pamfleti