Ashtu siç ka bërë këto muajte e fundit, Ilir Meta lëshoi një sërë marrëzirash një ditë më parë, ndërsa foli në një intervistë për Eni Vasilin.
Mes tyre, ishte edhe ajo se ai do të hetonte ndërkombëtarët për pengesat që kanë sjellë për reformën në drejtësi dhe që kanë dashur të shmangin atë.
“Ardian Dvorani do bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi, që askush të mos tallet me reformën si në këto dy vitet.
Faktet janë flagrante, dëmi është i madh, nuk bëj shaka për Kushtetuesen.
Do shkoj në Bruksel, në Uashington, ku s’do shkoj, për t’i shkuar kësaj beteje deri në fund.
Dhe në qoftë se ka ndërkombëtarë që e mbrojnë, do të hetohen bashkë me Dvoranin.
Këtu nuk do të falet njeri, tek Gjykata Kushtetuese nuk ka lojëra. Pikë”, deklaroi Ilir Meta.(TemA)