Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk mundën që ta fshihnin tërbimin pas kapjes nga Policia e Shtetit të 613 kg kokainë në Durrës.
Ilir Meta, i njohur si koka më e madhe e korrupsionit në Ballkan, dha alarmin se kapja e kokainës rrezikonte sigurinë kombëtarë, ndërsa bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kërcënoi me burg kryeministrin Edi Rama, duke thënë se tashmë nuk do të shpëtonte më.
Monika la të kuptohet se kryeministri Edi Rama e kishte prerë në besë duke kapur sasinë më të madhe të kokainës në Shqipëri, ku foli edhe për një garanci politike. Mënyra e reagimit të tyre, shfaqja e tërbimit në publik dhe mesazhet e koduara krijojnë dyshime të forta se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë pronarët e vërtetë të kokainës së kapur në Durrës.
Është fakt se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë blerë me paratë e korrupsionit dhe drogës 33 % të një qendre tregtare në Tiranë. Dyshja, si të ardhura të ligjshme, ka vetëm dy paga shteti, çka është e pamundur që 1/3 e një qendre tregtare të blihet me para të ligjshme. Për të mos rënë shumë në sy, Meta dhe Monika e kanë ndërruar pjesën që kishin në qendrën tregtare me vilën në Gjirin e Lalzit. Ka dyshime të forta se Meta dhe Monika janë sot pronar edhe të vilës në Gjirin e Lalzit, edhe të gjithë qendrës tregtare.
Gjithsesi, nëse kryeprokurorja Arta Marku apo Byroja Kombëtare e Hetimit do të nisin hetimin për pasurinë e Metës dhe Monikës, këta të fundit figurojnë me dokumente që kanë qenë pronar të 1/3 të qendrës tregtare dhe më pas e kanë shitur. Dokumentet janë të gjitha në organet shtetërore.
Ka dy elemente të rëndësishme që e lidhin Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërmarrjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, me kokainën e kapur në Durrës.
Ish-ministrat e LSI kanë ndërtuar me paratë e shtetit shqiptar magazinën ku u kapën 613 kg kokainë. Dihet se ministrat e LSI kanë qenë vegla qorre në duart e Metës dhe Monikës për të mbushur thasët me para.
Së dyti, për Monika Kryemadhin, DEA amerikane ka një dosje me dëshmi dhe fotografime, të cilat vërtetojnë se kryetarja e LSI ka themeluar në Shqipëri trafikun e drogërave të forta, fillimisht me karrocën e fëmijëve të saj kur kishte burrin kryeministër dhe më pas me forma të tjera. Kaq për sot!/Pamfleti.com