Ka shpërthyer një furi sulmesh ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, dhe drejtuesve të saj, nga niveli më i lartë tek ai më i ulti.
Paratë që Lulzim Basha, kryetari i PD dhe Ilir Meta presidenti i Shqipërisë dhe kryetari real i LSI kanë hedhur nëpër firmat lobuese të menaxhuara nga rusët, kanë paraqitur një panoramë të tmerrshme mediatike, që dhe gazetat partiake në Shqipëri s’guxojnë ta bëjnë.
Por duke i qëndruar thënies së vjetër sa vetë bota se “paraja hedh dhe ujin përpjetë”, na bën të besojmë se Basha dhe Meta kanë hedhur para të madhe për të ngritur në sistem njollosjen e tërë ambasadës amerikane në Tiranë. Duke e paraqitur sikur mbron Ramën dhe krimin në Shqipëri.
Opozita me sa duket është shumë e shqetësuar nga lajmet se Donald Lu mund të qëndrojë në Tiranë deri në momentin kur ambasadorja e re Kavalec të marrë zyrtarisht detyrën.
Ndërkohë që sulmon zëvendësen e tij të përkohshme, me një shkrim të paguar në SHBA se po punon në mënyrë djallëzore.
Në këtë mënyrë, “Washinton Times”, nga SHBA, iu rikthye sulmeve ndaj Donald Lu. Gjë që nuk përbën më lajm, pas sulmeve ndaj këtij të fundit gjatë miratimit të reformës në drejtësi, me shkrime të paguara nga opozita.
Por ajo që të bën përshtypje, është fakti se ajo ka sulmuar gjithë punonjësit e Ambasadës amerikane në Tiranë dhe madje edhe zëvendësen e përkohshme të Lu, se punojnë kundër Donald Trump. Por dhe ambasadoren e re Kavalec, me terminologjinë e PD-së se janë sorosianë.
Shkrimi i paraqitur në formë opinioni, nuk ka autor, gjë jo normale për mediat Perëndimore, pasi analizat dhe opinionet kanë gjithmonë emrin e dikujt si autor.
Por që në fakt nuk ka lëkundur qëndrimin e SHBA dhe vendosmërinë e partnerit tonë strategjik për të mbështetur organet ligjzbatuese shqiptare që “Peshqit e mëdhenj” të përfundojnë në burg. Ndaj është tronditur krimi në Shqipëri.
“Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.
Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.
Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.
Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i Ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit.
Postimi i saj i fundit në Twitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj. Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI, i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump.
A mund të imagjinoni kreun e Ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim.
Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?
Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet në një vend strategjik duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në dyshim.
Qeveria aktuale është e zhytur në trafikimin e drogës dhe në krim dhe e majta në SHBA ende e mbështet, madje duke mbyllur një sy ndaj sjelljes së paligjshme të kësaj qeverie.
Pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh”, shkruan kjo faqe.
Me sa duket opozita ka nisur punë për t’i bërë presion dhe ambasadores së re të SHBA-së.
“Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri. Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit, si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit, që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme të Trump për ta ulur atë si president.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e Trump mund të ketë rënë në lojën e saj pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty.
Ndërkohë ish-ambasadori Lu ende vërtitet nga Shqipëria, duke mos u interesuar të kthehet në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë. Burimet na thonë se po bën këtë për “përgatitjen” e stafit të ri të ambasadës, për të dhënë udhëzimet për të “folur” kryeministrin socialist Edi Rama dhe për të çuar politikën e Obamës në vendin e vogël ballkanik.
Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Ata sigurisht nuk kanë të njëjtin profesionalizëm si ai që Lejla Moisiu tregon në rrjetet sociale”, shkruan gazeta amerikane. Artikull, pjesë e pagesës për lobim në SHBA me para ruse e Metës e Bashës.
Çollaku, “zari” i Bashës: Ambasadë Amerikane kundër SHBA në Tirane..ndaj gjeloset Rama..
PD s’mjaftohet vetëm me një shkrim të paguar në SHBA kundër ambasadës amerikane në Tiranë dhe drejtuesve të saj. Partia Demokratike, në përpjekje për t’u treguar më e zellshme se LSI, hedh në sulm dhe “zarin” e Bashës që pretendon të bëhet deputet, dikur gazetarin Basir Çollaku.
“Ish-ambasadori Donald Lu dhe te vetet ne Ambasaden Amerikane ne Tirane, dhe drejtuesja aktuale e Ambasades Lejla, me axhende anti-Trump. Kunder Presidentit te USA dhe na dalin si ushtare te Xhorxh Soros. Ndaj gjeloset Rama si kapadai ndonese eshte gjitheakuzuar per baterdi trafiqesh dhe antiligjore.
Donald Lu
Muniz
Lejla Moisiu-Ones
Etj..
Te gjithe gojembyllur ndaj droges dhe banditeve qe kan pushtuar Shqiperine. Fundja ata nuk qeverisin teorikisht por praktikisht. Kater vite mojera ton droge asnje fjale. Bandat vrasese vine dore ne zgjedhje asnje fjale. Aq sa befasisht pandehje se ishim para viteve 90 ku skishim Ambasade amerikane. Por jo.
Per ti krehur bishtin Rames dhe qeverise socialiste Don Lu, siç e therriste Rama (don eshte thirrje e dyshimte ne shqip) ishte gjithmone gati. Ne Shqiperi thenia e urte heshtja eshte flori eshte gjithnje profetike.
A mund te pyesim nese Edi Rama, si kryebeniamin i Sorros, ka korroptuar ambasadorin Lu dhe stafin e tij dhe pasardhesen??!
Sepse pagesat e Rames per nderkombetar ne miliona euro nuk jane me habi??!
Administrata Trump nuk ka kohe te merret me Tiranen si vend i vogel, por gjeopolitikisht eshte nje rruge e shumerrahur.
Ata te Ambasades dhe Hoyt Yee para tij kishin programin Rama ne koke dhe sorrosi, qeveria dhe krimi ne Shqiperi u bene aksionere bashke. Te gjithe kunder shqiptareve dhe opozites. Shtypi amerikan ka shkruar gjate dhe Shpesh. Ambasadorha e re e pritdhme Kethleen Kavalec nje diplomate karriere pritet me shume interes she shprese. Largqofte nese axhenda “soros” ne Ambasaden amerikane ne Tirane vazhdon.
Per USA mbase nuk eshte problem. Por per ne po. Sepse kjo do te thote te kemi kryeministra Emiljani Shullazin, Dritan Dajtin, Lul Berishen, apo Bajret e ngjarjeve te Shkodres.
Ky kontribut anti-Trump dhe pro-Soros i Ambasades amerikane ne Tirane fatkeqesisht sjell dhe nje mekje te proamerikanizmit ne Shqiperi. Keta perfaqesues diplomate qe punojne kunder Presidentit te tyre çfare do na shpresojne ne..?!
Sepse Ambasada amerikane ka punuar kunder SHBA..Ky problem amerikan ne Tirane, korigjohet ne Uashington, nese jo ramokracia eshte duktatura e re nen te cilen do te jetojme.
Deri sa te kujtohemi ne qytetaret shqiptare, se shkrepesja eshte mjet ideal demokratik per tu perdorur”, akuzon Çollaku.
Pra një koordinim mes artikujve me pagesë dhe “zarave” që ju premtohet një mandat deputeti, ka bërë që dita e djeshme të jetë shpërthyese nga ana e opozitës kundër ambasadës amerikane në Tiranë, që e cilëson anti-Trump.