Ilir Meta si rrallëndonjëherë ka filluar të shfaqë hapur ndjenjat e tij antiruse dhe filoamerikane.
Megjithëse ka qenë kohët e fundit njeriu më i përbuzur nga amerikanët, të cilët nuk e kanë pranuar në asnjë aktivitet të tyren, ku rasti më flagrant ka qenë ai i aeroplanmbajtëses “Harry S. Truman” ku nuk denjuan ta ftojnë si komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Pavarësisht kësaj, Ilir presidenti ka vendosur të tregojë se me shpirt është me Amerikën dhe këtë do ta tregojë me prova në këtë moment decisiv për mbarë botën.
Pasi thirri Këshillin e Sigurisë, ai ka dalë në një konferencë për shtyp, ku dënoi sulmin rus mbi Ukrainë dhe shtoi se Shqipëria pozicionohet në krah të SHBA dhe BE në këtë situatë. Në deklaratën e ti për shtyp Ilir presidenti i bëri thirrje popullit të 2 marsit që të bënte gati sfurqet dhe ta shporrnin Putinin nga trojet ukrainase.
Ky është një okazion që Ilir Meta të shpëtojë nderin e tij dhe ti tregojë vendin diktatorit rus. Në thirrjen e tij Ilir Meta ka lajmëruar popullatën e 2 marsit se si bir i denjë i malësisë së Skraparit do ja çojë lavdinë popullit të 2 marsit deri në Ukrainë.
Sipas gjasave pritet që Putin të mbledhë Këshillin e Sigurisë për të bërë një tërheqje të shpejtë para se të shkojë Ilir presidenti me popullin e 2 marsit të armatosur deri në dhëmbë me sfurqet e popullit të myzeqesë.
Mësohet se Edi Rama i ka vënë në dispozicion dhe inceneratorët që ti ndezë si temjan për të larguar muzhikët rusë nga territoret e pushtuara. Me këtë rast, ky i fundit justifikon investimin PPP dhe lan duart me Jorida Tabakun.