osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta bllokon paktin detar me grekët, sabotim maksimal negociatave me Greqinë, Bushati akuza presidentit si i paaftë të kuptojë bisedimet

Ilir Meta bllokon paktin detar me grekët, sabotim maksimal negociatave me Greqinë, Bushati akuza presidentit si i paaftë të kuptojë bisedimet

Presidenti Ilir Meta ka bllokuar paktin detar me Greqinë. Gati dy muaj pas nisjes së negociatave në nivel ekspertësh mes Shqipërisë dhe Greqisë, për delimitimin e zonave detare, deri më tani janë zhvilluar tre takime mes Tiranës dhe Athinës. Por edhe pse janë cilësuar si takime produktive, nga të dyja ministritë e Jashtme si ajo greke dhe ajo shqiptare, ndonëse nuk janë dhënë shumë detaje, është mësuar se deri më tani të dyja grupet negociatore nuk kanë arritur të finalizojnë asgjë veçse diskutimeve në letër. Por pavarësisht këtij fakti, ajo ç’ka bie në sy në lidhje me çështjen e negociatave është se vijon përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Presidenti Ilir Meta për të dytën herë është rreshtuar kundër marrëveshjes me Greqinë dhe ka vendosur që t’i “sabotojë” negociatat me pretekstin se Ministria e Jashtme nuk ia ka paraqitur informacionet shtesë për të gjitha takimet e zhvilluara. Kjo për faktin se ndonëse ministri Bushati e ka cilësuar si tepër produktive frymën e bashkëpunimit mes tij dhe presidentit Meta, gazeta ka mësuar se një gjë e tillë nuk rezulton që të jetë e vërtetë. Sipas informacioneve, gjatë shkëmbimit të shkresave mes dy institucioneve, Ministria e Jashtme, duke u ndalur tek pretendimet e Metës, e ka cilësuar kreun e shtetit si tepër paragjykues ndaj procesit të negociatave. Madje veç kësaj, Ministria e Jashtme, e ka akuzuar gjithashtu presidentin Meta për mungesë bashkëpunimi mes institucioneve. Por krahas kësaj, është mësuar gjithashtu se dhe vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një letër drejtuar presidentit Meta, e ka akuzuar atë si të paaftë pasi sipas tij, nuk kupton elementët thelbësorë të negociatave me palën greke.

Negociatat me Greqinë drejt “sabotimit”

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë rrezikojnë të shkojnë drejt “sabotimit”. Ashtu siç edhe gazeta greke Kathimerini deklaroi pak ditë më parë se presidenti Meta po bëhet pengesë për zhvillimin e negociatave mes dy vendeve, një gjë e tillë duket se po rezulton e vërtetë. Gazeta ka mësuar se brenda grupit të negociatorëve të palës shqiptare ka mosdakordësi në lidhje me marrëveshjen. Kjo për faktin se pjesa më e madhe e dokumenteve të hartuara nga grupi negociator janë firmosur nga 12 prej 13 anëtarëve. Një prej anëtarëve të grupit negociator, që prej fillimit të negociatave, sipas informacioneve dhe pse emri nuk bëhet i ditur, ka shprehur pakënaqësi lidhur me rrugën që po ndjek pala shqiptare. Madje, ai i është drejtuar me një letër edhe presidentit Ilir Meta ku i ka sqaruar pakënaqësitë. Ndërkohë që nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e ka cilësuar si të papranueshëm dhe në shkelje me ligjin këtë veprim të anëtarit të grupit negociator. Por edhe pse nuk dihet nëse është negociatori i presidentit Ilir Meta apo jo, që po përpiqet të bllokojë negociatat, nga ana tjetër është mësuar se 12 nga 13 negociatorët, e kanë dorëzuar tashmë projekt-marrëveshjen e palës shqiptare dhe janë në pritje të përgjigjes së palës greke. Përgjigje që mund të vijë edhe gjatë takimit Rama-Tsipras në Londër.

Ja detajet e projekt-marrëveshjes

Pas takimit të tretë që u zhvillua në 23 qershor, grupi i negociatorëve shqiptarë ka paraqitur një projekt-marrëveshje të hartuar prej tyre, duke mos marrë në shqyrtim propozimin e kompromisit të bërë nga pala grek në takimin e mëparshëm. Sipas informacioneve testi i kësaj projekt-marrëveshje është hartuar duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 si dhe në Konventën për të drejtën e detit. Përpara se të hartonte këtë projekt-marrëveshje, grupi negociator shqiptar ka vizituar në terren të gjithë vijën bregdetare që nga gjiri i Ftelias e deri tek Kepi i Qefalit, në mënyrë që të hartonte një marrëveshje sa më të mirë./ SOT