Analisti Ilir Demalia, ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë për t’ia hequr “non-gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha sikurse ai pretendon.
Jo vetëm kaq, por Demalia shprehet se edhe zgjedhjet që u mbajtën dje janë jo demokratike dhe nuk sjellin asnjë ndryshim brenda Partisë Demokratike.
“Çfarë të duan le të bëjnë, le ta bëjnë Berishën edhe kryeministër, por unë po të them që këta që mendojnë se do të vijë Trump dhe do t’i hiqet non-grata Sali Berishës, unë po them që edhe Bajram Curri të çohet nga varri dhe të bëhet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Berisha nuk shkel më në Amerikë dhe nuk takohet më zyrtarisht”, tha ai.
Ndër të tjera, Demalia deklaroi se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën e tyre dhe ta zgjedhin ish-kryeministrin Sali Berisha kryeministër ose edhe president, por sipas tij, Shqipëria nuk fiton asgjë nga kjo, po ashtu as Partia Demokratike. Demalia vijoi më tej duke thënë se me të njëjtët element nuk mund që të të presësh rezultate ndryshe.“Shqiptarët e kanë të drejtë e tyre dhe ta zgjedhin Berishën edhe kryeministër dhe ta bëjnë edhe President, por a përfiton Shqipëria nga kjo? Jo!
A përfiton Partia Demokratike, nga kjo? A ka demokraci? Kjo që po ndodh nuk ndodh në demokraci dhe nuk mendoj se nuk janë zgjedhje të lira sepse me të njëjtit aktorë me të njëjtit lojtarë që e kanë rrënuar gjithë politikën dhe në veçanti partinë e tyre, se nuk janë më të mirë këta që janë në pushtet, i njëjti llum janë.
Problemi është që sikurse e thotë Anjshtanji që me të njëjtët element të presësh rezultat ndryshe është budallallëk. Pra unë nuk mund të pres me Arben Imamin, me Berishën me Topallin, merreni me mend mo i refuzoi edhe Bleona Qerreti”, tha Demalia.