Gazetari i njohur shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Demalia ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-deputetes së Partisë Demorkatike, Rudina Hajdari dhe babait të saj, heroit të demokracisë, Azem Hajdari.
Duke marrë shkas nga një intervistë e dhënë nga ish-deputetja Hajdari në një studio televizive, e cila deklaroi se babai i saj, Azem Hajdari dha jetën për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, analisti i njohur Demalia u shpreh kundër këtij pretendime.
Përmes një reagimi për gazetën “SOT”, zoti Demalia kritikoi ashpër zonjën Hajdari, teksa ia bën të ditur se babai i saj nuk ka është vrarë për demokraci, por për shkak të konflikti që ai kishte me bandat dhe njerëz të botës së krimit. Sipas tij, Azem Hajdari u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë, ndërkohë që shtoi se çdo pretendim tjetër është mashtrim.
“Rudina tek kafja Ylli Rakipit, “Babai im dha jetën për Partinë Demokratike.” Rudina! ndjesë pastë, babai juaj, jo vetëm në dhjetor 1990 ishte… jetën nuk e dha për partinë, se ajo parti ishte… por nga të gjitha kalbogramet dhe agjencitë e inteligjencës babai yt është vrarë për trafikun e armëve në Kosovë me Haklajt.
Janë zhdukur 500 mijë dollarë që janë marrë nga ministri mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi për kalimin e armëve në Kosovë. Armët u dhanë, parat nuk u morën nga Haklajt që kishin dhënë armët. U vra edhe Ahmet Krasniqi pas disa ditësh”, shkruan Demalia.
Hajdari kriminel, e dinë edhe amerikanët
Më tej gazetari i njohur shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Demalia shprehet se edhe amerikanët kanë qenë në dijeni të faktit se Azem Hajdari nuk u vra për liri dhe demokraci, madje shton se për këtë fakt është në dijeni edhe e ëma e Rudina Hajdarit, bashkëshortja e heroit të demokracisë, Fatmira Hajdari. “Pyete mamin se ndoshta të tregon ndonjë gjë!
Fajin nuk e ke ti Rudinë, por ata të cilët lejuan babin në këto punë dhe drejtësia që nuk flet dhe agjencitë e inteligjencës dhe ambasadat që kanë kalbogramet dhe nuk flasin. Shqipëria ka ngritur një histori mashtrimesh, të pavërtetash dhe mitesh pa krena në të gjithë historinë e saj, kjo është arsyeja që jemi në këtë kënetë historike, mediatike, politike, kulturore. Kjo sepse nuk kemi raport me të vërtetën dhe kemi ngritur gjithçka mbi mal të pavërtetash, manipulimesh dhe hajnishë politikanësh ordinerë dhe kriminelë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh ai.
Berisha nuk duhet të jetë në politikë
Por Azem Hajdari nuk është i vetmi që ka shigjetuar analisti dhe gazetari i njohur, Ilir Demalia. Ky i fundit pak ditë më parë ka sulmuar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin theksoi se nuk duhet të jetë pjesë e politikës për disa arsye. Sipas tij, Berisha është një komunist që është kthyer në anti-komunist.
“Me atë peticion që lexova jam plotësisht dakord, por në anën tjetër mendoj se sikurse thuhet, një drejtësi e vonuar, është një drejtësi e paralizuar. Ka kaluar shumë kohë dhe kemi humbur shumë kohë. Jam për ato pika, por ama duhet të kemi akses të barabartë. Unë kam dashur që të shkoj në arkiva dhe nuk më kanë lejuar, ndërsa dikush që ka qenë edhe bashkëpunëtor i Sigurimit shkon i merr dhe e deformon historinë. Për mua njerëzit që kanë bashkëpunuar me Sigurimin, nuk duhet të jenë as në media dhe as në politikë.
E keqja fillon se prej fillimit të demokracisë ata që morën opozitën, ishin pjesëtarë të regjimit. Sali Berisha ka qenë sekretar partie dikur, apo të tjerë bashkëpunëtor të Sigurimit. Nuk duhet të ishin. Shumica e kriminelëve të Sigurimit kanë vdekur, e kuptoj këtë, ama duhet të hapen ato dosje dhe duhet të ketë një program të ri shkollor, se vazhdojmë akoma me librat dhe filmat e realizimit socialist”, tha Demalia në një intervistë televizive”, nënvizoi gazetari Ilir Demalia./Rigels Seliman