Lajmi që moderatorja shumë e dashur e “T’ka mami yll”, Ilda Bejleri u bë nënë për herë të parë, pushtoi rrjetet sociale. Por, çuditërisht, në asnjë rresht nuk flitej se kush ishte babai i vajzës, të cilën moderatorja e ka pagëzuar me emrin Siena.
Dihet që moderatorja solli në jetë vogëlushen në Spitalin Hygeia të oligarkut Klod Allajabeu, por për babanë nuk ka asnjë version zyrtar.
Disa infermiere e kanë pyetur për babanë e fëmijës, pyetje të cilat moderatorja i ka shmangur me kujdes.
Moderatorja është munduar që edhe shtatzëninë ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Gjatë pritjes së ëmbël, ajo ka publikuar në Instagram vetëm një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Prapaskena mëson se partneri i fundit i Ilda Bejlerit, i cili është edhe babai i vajzës, është Arditi, një biznesmen i moshës rreth 49 vjeç, i dyshuar për pastrim parash me vrasës të shumëfishtë dhe dallavere me futbollin.
Por, nuk është kjo arsyeja se pse moderatorja e mban të fshehtë babanë e fëmijës. Arsyeja duket se është se biznesmeni është gjithashtu baba i dy vajzave të tjera dhe vazhdon ende të jetë i martuar me nënën e tyre.
Edhe pse tashmë ka krijuar një familje të re, biznesmeni duket se nuk do të heqë dorë nga familja e parë, pavarësisht lidhjes së që ka me moderatoren, për të cilën thuhet se Arditi i ka dhuruar një biznes.