Sali Berisha nga ‘Foltorja ‘ Përmetit ka paralajmëruar protesta në gjithë vendin.
Edhe në këtë takim Berisha tha se misioni kryesor i PD-së sot është bashkimi i të gjithë demokratëve.
Sipas tij vetëm bashkimi i PD mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri dhe të ndryshojë realitetin e vështirë shqiptar.
“Vetëm një opozitë e vërtetë i arrin qëllimet, një opozitë që tërhiqet prej hunde që merret në telefon mos bëj këtë mos bëjë atë, kjo nuk bëhet. Unë do bëj çdo gjë të ligjshme kundër kësaj qeverie që vjedh shqiptarët çdo ditë.
Ne duhet të shpejtojmë të bashkohemi, të mobilizojmë energjitë tona për betejë. Ne do nisim protesta të mëdha në të gjithë vendin sepse ne jemi të vjedhur, sepse energjinë që ne marrim më lirë se gjithë Europa e blejmë shumë shtrenjtë.
Pse them më lirë, sepse energjia jonë ka kosto ujore, atëherë si ka mundësi t’ua japim shqiptarëve më shtrenjtë se në shumë vende”, tha Berisha.
Por Berisha harron se shiti katër hidrocentrale dhe e mbushi vendin me HEC katundesh, harron se natyra nuk pyet për Sali e as për qeveri. Gënjeshtrat e tij do vlejnë vetëm 24 0rë, sepse protesta alla berisha do jenë fundi i keq i tij.