Gazetari Dëfrim Methasani ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-rekordmenit të notit, Ilir Gjebrea, si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Mes dhimbjes së madhe, Methasani ngushëllon familjen e të ndjerit, mikut të tij të mirë.
“Kohë lajmesh të trishta… Iku dhe një ish kampion, që kthetrat e Covid-19 e morën krejt papritur. Ndjeva dhimbje për ish rekordmenin dhe kampionin e notit, Ilir Gjebrea, mikun dhe njeriun e mirë, titani i sporteve të ujit.
Ngushëlloj veçmas ish kolegen time të mrekullueshme në RTSH, Donika Gjebrea, për humbjen e bashkëshortit të saj, por dhe prindit e gjyshit të mirë. Lamtumirë kampioni Ilir Gjebrea, sot pishinat e ujit kanë brenda edhe lotin e atyre që notuan me ty, por dhe gjithë atyre që të njohën e patën fatin të kenë një shok dhe mik si ti….”, shkruan gazetari Dëfrim Methasani.