Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky me disa deputetë dhe një grup gazetarësh në momentin që ndodheshin për një vizitë në vijën e kuqe të frontit të kufirit të Ukrainës me Rusinë kanë qenë në mes të rrezikut të shpërthimeve dhe predhave nga militantët pro-rusë sot.
Ministri i shoqëruar nga deputetët ndodhej në këtë front rreziku për tu treguar ndërkombëtarëve se pothuajse të gjitha bombardimet vinin nga pala rebele, kur një predhash e ndjekur nga artileria, zbriti vetëm 300 m larg tyre.
Teksa vraponin drejt mjeteve të blinduara të ushtrisë, korrespondenti i shërbimit, Maryan Kushnir, i cili filmoi videon dëgjohej duke bërtitur: “Shtrihuni, shtrihuni, pastaj “ikni, ikni, në makinë, në makinë!”
Mediat e huaja bëjnë me dije se nga incidenti fatmirësisht nuk është lënduar asnjë zyrtar. Pas këtij incidenti qeveria e Ukrainës zbuloi se dy ushtarë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e këtyre sulmeve.