osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ikën Gent Sejko, Parlamenti njofton mbarimin e mandatit më 3 nëntor, “shkrihet” Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

Ikën Gent Sejko, Parlamenti njofton mbarimin e mandatit më 3 nëntor, “shkrihet” Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko do duhet që më 3 nëntor të lërë detyrën. Ditët e fundit ka pasur një të luftë të fortë që ai të mbajë mandatin deri në vitin 2022 por Parlamenti i ka prerë shpresat. Sipas një dokumenti të lëshuar nga Departamenti Juridik i Kuvendit, pas kërkesës zyrtare të një deputeti, mandati i Guvernatorit të BSH përfundon në datën 3 nëntor 2018.

Zyra Juridike e Kuvendit thotë se mandati i Sejkos plotëson atë të Ardian Fullanit dhe përfundon në nëntor të këtij viti, pra pas dy muajsh. Mesa duket, shumë shpejt do të nisin procedurat për zëvendësimin e Gent Sejkos dhe emërimin e një emri tjetër me mandat të plotë. Gent Sejko u emërua Guvernator në datën 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës për të vijuar mandatin e lënë përgjysmë nga ish-Guvernatori Ardian Fullani.

Ky i fundit ishte zgjedhur për një mandat të dytë në Bankën e Shqipërisë në nëntor të vitit 2011, por më pas u shkarkua. Në këto kushte, ai la mandatin e tij përgjysmë dhe duhej një emër i ri zëvendësues. Gent Sejko asokohe ka qenë anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes e më pas u zgjodh në vend të Ardian Fullanit.

Por mandati i dytë 7-vjeçar i Fullanit po shkon drejt fundit, ç’ka do të thotë se edhe detyra e Gent Sejkos si Guvernator i Bankës së Shqipërisë po shkon drejt fundit. Sipas ligjit, kushdo që nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që merr mandatin e dikujt që largohet ose shkarkohet, qëndron në detyrë deri në mbarimin e mandatit të këtij të fundit.

Pra, duket sikur pas Kontrollit të Lartë të Shtetit, edhe Banka e Shqipërisë do të ndryshojë kreun e saj këtë fund-vit. Sipas burimeve të gazetës, pavarësisht se Kuvendi ka lëshuar dokumentin që njofton mbarimin e mandatit të Gent Sejkos, underground po bëhet një luftë shumë e ashpër që Sejko të vijojë detyrën deri në 2022.

Gazeta ka arritur të mësojë se përgjatë këtyre muajve ka pasur disa tentativa dhe përpjekje nga politikanë të lartë që Sejko ta mbajë postin e Guvernatorit. Por edhe pse përpjekjet po vijojnë edhe gjatë këtyre ditëve, me publikimin e dokumentit nga ana e Departamentit Juridik të Kuvendit, duket sikur çdo gjë ka marrë fund.

“Shkrihet” Këshilli Mbikëqyrës

Tek Banka e Shqipërisë në nëntor, përveç Guvernatorit, do të duhet të largohen edhe 5 anëtarë të Këshillit të Mbikëqyrjes. Më konkretisht, nga Këshilli Mbikëqyrës do të duhet të largohen: Dhori Kule, Ela Golemi, Elisabeta Gjoni, Arben Malaj dhe Petraq Milo. Të gjithë këta emra u zgjodhën anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në nëntor të vitit 2011 dhe ligji e përcakton që mandati i tyre është 7-vjeçar.

Deri më tani Banka e Shqipërisë ka treguar se ka qenë e paaftë në zgjidhjen e ngërçeve ekonomike. Rasti më i fundit është ai i euros, ku ndërhyrja ishte shumë e vonë. Sejko priti derisa të niste kaosi në vend për të marrë masa. Skandali më i madh i BSH është padyshim ish-Hotel Dajti, pasi janë shpenzuar me miliona euro dhe ajo godinë është gërmadhë.

Por tani të gjithë do largohen. Vetëm Arben Malaj do qëndrojë në detyrë, pasi Sejko dhe 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të lënë zyrat në nëntor./Sot