Artan Lame është larguar si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Vox News mëson se Lame ka dhënë dorëheqjen. Burime të Vox News pohojnë se Lame është zëvendësuar nga Dallëndyshe Bici që mbante postin e drejtueses së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Nesër, e premte, në orën 10.00 do të bëhet prezantimi i Bicit në krye të Kadastrës.
Lame ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t nga viti 2013-2019: dhe nga 2019 e deri tani Drejtor i Përgjithshëm i ASHK-së (institucion që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën).
Edhe Bici ka mbajtur disa detyrë në administratë. Ajo u largua nga drejtimi i IKMT-së në maj të vitit 2021, pasi ishte në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, por nuk mundi të fitonte garën. Pas zgjedhjeve Dallëndyshe Bici u emërua zv.Ministre e Mbrojtjes dhe në shtator të vitit 2022 u rikthye në krye të IKM dhe tashmë në krye të ASHK-së.