Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, ka ndarë një foto në rrjetet sociale me ish-deputeten Esmeralda Shkjau. Krahas fotos së postuar, Dokle, ka shkruar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga politika.
“Me Esmeraldën, ish-kolegen time në Kuvend, në kohën kur ajo ishte më e reja dhe unë më i vjetri në grupin tonë parlamentar. Ikëm të dy, ajo për të ndjekur ëndrrën e vet familjare, unë për të përmbushur ëndrrat e mia me librat“, shkruan Dokle krahas fotos.
Namik Dokle është një nga emrat më të rëndësishëm të PS-së në 30 vitet e fundit. Por, prej kohësh shkëputur prej kohësh nga politika, teksa vijon jetën e tij larg syrit të opinionit publik.