Incidenti mes Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe gazetares Enkelejda Mema është keq interpretuar.
Skënder Gjinushi thekson se në bashkëbisedim përdori kriterin e proporcionalitetit duke nënkuptuar se incidenti mes tyre ndodhi pasi gazetarja ishte e revoltuar.
Gjinushi shprehet se s’do kishte kandiduar nëse nuk do ishte shtyrë pothuajse nga të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave.
Zërave që e veçojnë nga shkenca ju përgjigjet se ndihet si Zinedin Zidan që nuk luan më futboll por është trajner.
“Unë në matematikë kamë bërë atë që maksimalisht mund të bëja. Jam doktoruar njëherë në Francë në universitetin e Sorbonës.
Zinedine Zidan nuk luan më futboll sot është trajner“, tha Gjinushi.
Në takimin e parë me Edi Ramën në cilësinë e Kreut të Akademisë së Shkencave e ka këshilluar Kryeministrin që zgjidhja me opozitën të gjendet me dialog dhe më pas të merren masa.
Komentet kryetari i ri i Akademisës Shkencave, Skënder Gjinushi i bëri në studion e emisionit “Politika Online” në “Gazeta Shqiptare”.