Shqipëria zhgënjeu totalisht sonte, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e fundit të Nations League me Islandën. Edhe pse mysafirët luajtën për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak, kuqezinjtë nuk ia dolën të fitojnë.
Pas sfidës, Berisha dhe Hysaj u afruan pranë tifozëve kuqezi në “Air Albania”, por lojtari i 12-të i refuzoi kategorikisht duke iu thënë: “ik, ik”.