Kombëtarja shqiptare arriti një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit, teksa siguroi për herë të dytë pjesmarrjen në fazën finale të një europiani. Sylvinho ëhstë padiksutim “arkitekti” i kësaj skuadre fantastike që bëri të mundur këtë arritje.
Çdo marrëdhënie është “merr e jep” dhe e tillë është edhe ajo mes brazilianit dhe kuqezinjve. Pëër timoneirin e kombëtares tonë kanë nisur edhe vlerësimet falë paraqitjeve të kombëtares shqiptare.
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka publikuar emrat e trajnerëve më të mirë të vitit. E sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe 49-vjeçari. Sylvinho ndodhet mes 20 trajnerëve më të mirë të viti 2023, duke u renditur përprah emrave të mëdhenjt të trajningut.
Juria e IFFHS përbëhet nga gazetarë dhe ekspertë të futbollit nga 120 vende të ndryshme në të gjitha kontinentet e botës.
Kujtojmë se kombëtarja shqiptare me Sylvinhon në stol mbylli kualifikueset në vendin e par ënë grupin E me 15 pikë. Kuqezinjtë siguruan 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, ndërsa janë njohur edhe me kundërshtarët në fazën finale të Euro 2024. Në grupin B janë shortuar me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Trajnerët më të mirë në botë të vitit 2023:
Luis de la Fuente (Spanjë)
Steve Clarke (Skoci)
Didier Deschamps (Francë)
Gareth Southgate (Angli)
Sylvinho (Shqipëri)
Domenico Tedesco (Belgjikë)
Marco Rosi (Hungari)
Roberto Martínez (Portugali)
Lionel Scaloni (Argjentinë)
Marcelo Bielsa (Uruguaj)
Fernando Batista (Venezuela)
Félix Sánchez (Ekuador)
Jaime Lozano (Meksikë)
Thomas Christiansen (Panama)
Gregg Berhalter (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
Hajime Moriyasu (Japoni)
Jürgen Klinsmann (Kore e Jugut)
Rui Vitória (Egjipt)
Avram Grant (Zambia)
Chris Hughton (Gana)