Një tjetër konflikt i ashpër është zhvilluar ne shkallet e stadiumit “Air Albania”. Tifozë të tjerë të Romes janë konfliktuar me ata të Feyenoord.
Me sa duket blerja e biletave të gabuara ka bërë që mjaft tifozë italiane të jenë në anën e gabuar të sektorit, pikërisht te rivalët e tyre të Feyenoord.
Përplasjet mes tyre kanë degjeneruar në përdorimin e shkopinjve. Është dashur ndërhyrja e stuartëve për të larguar personat e dhunshëm. Gjithsesi sherri ishte tepër masiv ku u përfshinë rreth 30 tifozë.