Arlen Hasanaj, 34 vjeç, banues në të njëjtën lagje me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit rezulton të jetë personi që ka vendosur tritolin ne derën e Armand Dukës, një natë më parë. 34-vjeçari është vënë në pranga këtë mbrëmje nga blutë e Durrësit.
Aktualisht, ai ndodhet në komisariatin e Policisë Durrës dhe po merret në pyetje.
Hasanaj rezulton të jetë pronari i një biznesi në Durrës. Ai u pikas nga kamerat e sigurisë që rrethojnë shtëpinë tre katëshe të Dukës në momentin që ndizte fitilin e lëndës plasëse.