Sali Berisha po e thyen vendimin e gjykatës, ashtu siç bëri edhe me masën e sigurisë dhe po i hap vetë rrugën arrestit. Kështu mendon avokat i njohur, Idajet Beqiri, i cili gjatë një interviste për gazetën “SOT”, paralajmëron lajmin e bujshëm nga SPAK për Sali Berishën pas “arrestit të shtëpisë”, ndërsa ka treguar se kush është njeriu i Putinit i përfshirë në pazare të pista me çiftin Malltezi-Argita.
Sipas tij, që kur Berisha nuhati që ishte “non-grata” filloi luftën brenda llojit që të merrte PD që ta kishte mburojë për krimet që ka bërë.
-Avokat Beqiri, a ka thyer “arrestin e shtëpisë” ish-kryeministri Sali Berisha me fjalimet që po mban nga ballkoni i shtëpisë?
Sali Berisha po e thyen vendimin e gjykatës, ashtu siç bëri edhe me masën e sigurisë. Po i hap vetë rrugën arrestit. Gjykata i tha se nuk duhet që të komunikoj me asnjë përveç njerëzve të familjes. Hiqet si trim, Berisha që deklaron se po thyen vendimin e gjykatës dhe po del mbi ligjin, rri mbyllur dhe nuk guxon të zbresë poshtë ballkonit. Berisha me 40 hajdutët, pasi këta janë bashkëpunëtor me të.
Një pjesë e tyre, indirektë janë hajdut, shkojnë aty për të pastruar paratë, e Berishës, Argitës dhe Shkëlzenit. Asnjë nuk shkon aty pa pagesë, çdo natë marrin 50 deri në 100 euro. Kam mbrojtur këta djem e vajza, gjatë protestave të dhunshme, te Kryeministria dhe ushtronin dhunë edhe ndaj policisë. Kam pasur 11 në mbrojtje, që vinin nga rrethinat dhe kur i pyesja më pohonin se kishin marrë para. Problemi nuk ishte i tyre, por i personave që pastrojnë para me trasta. Kur them me 40 hajdutë kam parasysh edhe këtë kategori, që nuk po e kuptojnë se po bëhen pjesë e pastrimit të parave të Berishës.
Ligji është i barabartë, sepse nëse këtë do ta bënte dikush tjetër atëherë do ta fusnin në burg. Këta thonë është lider i opozitës, por ai as lider i opozitës nuk është sepse është Lulzim Basha nuk është Berisha. Pra nuk është lider i opozitës. Arresti në shtëpi apo qeli është njësoj. Në burg kemi ish-ministra, deputet. A dalin ata të paraburgimit, që të dalin në dritare dhe të mbledhin simpatizantët? Kjo është çmenduri. Por Berisha e ka futur veten në këtë rrugë, po vazhdon duke mos zbatuar vendimin e gjykatës. Do shkojë në burg. Mesa duket SPAK kërkon të bëjë gallatë, po i jep kohë për të parë veprimet. Të legeniset deri në shkallën e fundit.
Ulërin, bërtit, lë njerëzit pa gjumë, aty është rrugë. Sjellje e pahijshme që po e çon drejt burgut. Mendon se nëse shkon në burg, do thonë që është i arrestuar politik. Por, ai harron se është një hero i mbushur deri lart me krime të jashtëzakonshme, që kurrë në këtë vend s’ka pasur një të dytë, jo thjesht për korrupsion, për vjedhje dhe grabitje, por për vrasje të mëdha. Nuk mund t’i falet korrupsioni i lartë. Edhe SPAK po i merr shumë ngadalë punët dhe kjo i bënë dëm edhe luftës kundër krimit dhe kriminalitetit. Me ngritjen e SPAK, krimi është stopuar, pasia ata që kanë bërë krime se marrin më guximin, por po gjejnë ë shtigje se si ti mbulojnë ato krime. Mirëpo ky vend do dënime jo gjoja të dënova. Gjithë ai dëm që u krijua në Gërdec, merre çoje në gjyq ke vendimin e gjykatës s ë Strasburgut.
Ca ka tjetër për të hetuar aty. Unë kam parë një të ri nga PD që kishte prova se Malltezi bleu një tokë në Porto Romano nga 9 euro metri katror që e mori ja shiti Damian Faslliç me 18 euro metri katror dhe pastaj kjo tokë që ju dha atij personi brenda 4 muajve e mori Berisha dhe nga tokë arë e futi sikur edhe ajo ishte pjesë e kompleksit energjetik për ti dhënë një vlerë më të madhe. Damian Fazlliç për ta blerë atë tokë 18 mijë euro ja pagoi Argitës për ndërmjetësim dhe për ndihmë juridike që i dha për ta blerë atë tokë dhe afera e hapur korruptive me Argitën lekët vijnë nga Rumania në bankën offshore në Qipro dhe nga ajo banka në Qipro i vijnë asaj. Po nga erdhën nga Rumania këto lekë kush i solli? Lazaroviçi.
Po kush është Lazaroviçi? Njeriu i afërt i Putitnit, njeriu që bëri trafik armësh kur Serbia luftonte kundër Bosnjës dhe e bënte Lazaroviçi. Ky i fundit në zyrën e Millosheviçit ishte si të ishte zv. kryeministër. Në zyrën e Berishës vjen Fazlliçi bashkëpunëtori më i afërt i Lazaroviçit dhe ky gjithë sekretet e qeverisjes sonë i dinte. Çfarë kërkon më shumë SPAK, këto që thash unë vetëm t’i shtypësh në kompjuter bënë kërkesën për arrestin dhe vazhdon. Por e tillë e gatshme është CEZ-DIA, 4 hidrocentralet që u privatizuan, janë të gatshme.
-Si e shihni lëvizjen e Rithemelimit do të ketë një luftë për ta marr atë lëvizje?
Që kur Berisha nuhati që ishte ‘non-grata’ filloi luftën brenda llojit që të merrte PD që ta kishte mburojë për krimet që ka bërë. E çoi deri në aktin më makabër që bëri civile brenda PD, sesi vriste pjellën e vet me varre dhe me shkopa që të merrte vulën e partisë. Nuk la gjë pa bërë dhe futi në luftë të kundërligjshmërisë edhe Zhukrin duke dhënë një vendim të kundërligjshëm. Ajo parti më këtë qëllim u krijua, edhe nëse fut vajzën e vet do ta ketë parti të familjes që të mbroj familjen e vet dhe gjithë ato grabitje që ka bërë, për të mbuluar krimet dhe vrasjet. Ai s’po lë gjë pa bërë.
Po ai është non grata, si mund të bëhet kryetar e asaj lëvizje një person tjetër non grata që është vajza e tij. Ata edhe sikur të bashkohet me parti tjetra nuk fitojnë, foltorja po vjen drejt shkrirjes. Në zgjedhjet që u bënë u pa që nuk fitoi, edhe tani edhe katandisur me 40 hajdut. Askush nuk shkon më nga pas sepse ka bërë krime të mëdha dhe ka bërë korrupsion dhe njeri mashtrues. Sepse ai tha që SHBA s’ka prova për mua për shpalljen non grata dhe tha që do bënte gjyq në Francë, një gjyq që s’u bë kurrë, gënjeu edhe njerëzit e tij. Dhe tani njerëzit i kanë parë këto dhe si shkojnë më nga as.
-Lulzim Basha pak ditë më parë mbajti një fjalim, reagoi grupi i Bardhit i cili lëshoi disa akuza ndaj tij?
E ndoqa konferencën dhe nga dita që bëri atë akt për interesa kombëtare, pra vrau babanë politik dhe karriera e tij e tij është pompim i Berishës. Pas atij akti Basha humbi, ishte taktikë veprimi por në konferencë e lehtësoi shpirtin e tij në shumë gjëra. Edhe për PD si vulë dhe si program ai është në rregull dhe do ta konsideroja një fillim të mbarë.
Njerëzit prisnin që ai të distancohet nga akuzat që ka bërë Berisha, por u tregua i moderuar dhe nuk përdori të njëjtën gjuhë. Edhe pse kishte të drejtën që ti tregonte vendin Berishës sepse e meriton, prapë ai se bëri. Por, Basha problemin se ka me partinë e tij, po e ka me shqiptarët. Ai duhet që të sqaroj disa momente me shqiptarët dhe shqiptarët duhet që ta përkrahin në ato pika programore që ai ka dërguar në Kuvend.
Ai duhet që të flas dhe të thotë se kush dha urdhër për 21 janarin. Nëse nuk ka dorë dhe nuk ka pasur asnjë lloj përgjegjësie duhet që të thotë se kush urdhëroi. Duhet që të sqaroj edhe për 230 milion euro që u vodhën në rrugën e Kombit, i tha Saliu me 40 hajdut që ta bënte atë gjë. Basha thotë reforma zgjedhore të bëhet si ka thënë OSBE-ODHIR atëherë është një kërkesë për tu mbështetur edhe nga mazhoranca.
Edhe për vetingun në politik, duhet pastrim i politikës. Me rrogë drejtor policie i vije dot këto që ke apo jo, me rrogë administrate i vije dot këto që ke apo si vije. Një pjesë e tyre dalin hapur mbrojnë krimet e Metës dhe Berishës, i ke nëpër portale, në studio të ndryshme televizive.