osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Idajet Beqiri nxjerr detajet “bombastike”: Ja çfarë do të ndodhë të hënën me Sali Berishën! Lëvizjet e fshehta të Ilir Metës në Austri dhe Gjermani për t’u shpëtuar prangave të SPAK

Idajet Beqiri nxjerr detajet “bombastike”: Ja çfarë do të ndodhë të hënën me Sali Berishën! Lëvizjet e fshehta të Ilir Metës në Austri dhe Gjermani për t’u shpëtuar prangave të SPAK

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka nxjerrë detaje “bombastike” për zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka treguar lajmet tronditëse që e pret dyshen Berisha-Meta dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre në afera kriminale. Sipas avokatit, çështja e Sali Berishës është e mbyllur.

Berisha nuk po lë gur pa lëvizur që së paku të shpëtojë çfarë të mundet dhe po përpiqet që ta zgjerojë rrethin e të inkriminuarve që të mos ngelet i vetëm, por po merr edhe deputet dhe ish-ministra që ka pasur në qeveri që përgjegjësia e tij në fund të jetë më e vogël.

Z.Beqiri gjithashtu ka zbardhur edhe disa prapaskena të fshehta nga ish-presidenti Ilir Meta që rrezikon prangat nga dosjet që po i shpërthejnë në SPAK. Për të shpëtuar nga burgu, sipas Beqiri, Meta do përdor si kartë shëndetin e tij dhe azilin. Ai ka nisur përgatitjet e letrave në Austri dhe Gjermani. Në fund, avokati paralajmëron se do të shpallen “non grata” dhe zyrtarë të lartë në Partinë Socialiste dhe grupin që mbështet Sali Berishën.

-Avokat Beqiri, SPAK tashmë kërkon ndryshimin e masës për ish-kryeministrin Sali Berisha, por ju mund të na përcaktoni pak më shumë si procedohet në këto raste?

Berisha i di mirë aktet e veta të rënda që ka kryer në këtë vend dhe vetë ai e ka ndjerë se këtu nuk ka më të pandëshkueshëm. Ish-kryeministri se ka bërë gjumin rehat, por është çakorduar që kur u shpall “non-grata”, sepse thelbi i “non-gratës” ishte akt-akuza që i bëhej për krimet e rënda që ka bërë në këtë vend.

Dhe i përmblidhte të 30 vitet e jetës dhe të veprimtarisë së tij politike edhe kur ka qenë në pozitë dhe kur ka qenë në opozitë. Berisha nuk po lë gur pa lëvizur që së paku të shpëtojë çfarë të mundet dhe po përpiqet që ta zgjerojë rrethin e të inkriminuarve që të mos ngelet i vetëm, por po merr edhe deputet dhe ish-ministra që ka pasur në qeveri dhe duket sikur përgjegjësia kështu është pak më e vogël.

Ai po shkon me këmbët e veta në burg, kur ‘non-gratën’ e merr për korrupsion të lartë shtetëror, nuk ka më rëndë se kjo akuzë dhe kur ke të tilla akuza në vend që të marrësh mbrojtësit e tu dhe avokatët që të jenë nga më profesionistët që të realizojnë dhe të shpëtojnë atë dhe të gjejnë ca rrethana lehtësuese, ai në këtë situatë mirë që nuk i shkon njeri pas, por ata që e mbrojnë janë njerëzit më të rëndom të shoqërisë dhe të avokatisë.

Prokuroria që ekzekuton ato dëshira kriminale të Berishës kundër kundërshtarëve të vet politik që i thoshin se e fillove keq veprimtarinë tënde politike në këtë vend. Ata që e mbrojnë po e shpejtojnë me ato që po bëjnë që ai të shkoj në burg sa më shpejt nuk janë duke e mbrojtur.

-Në shkresën e SPAK ishte ose arrest me burg ose arrest shtëpie, çfarë dënimi mund të marrë ish-kryeministri Sali Berisha?

Sali Berishës, iu dha një masë sigurie detyrim paraqitjeje, pas provave që SPAK kishte për aferën Partizani u tha se ish-kryeministri kishte favorizuar dhëndrin e tij për qëllime përfitimi. Ato shkresa, ato vendime dhe ndikime të paligjshme të tij edhe nëpërmjet atyre që e rrethonin. Ai në këtë aspekt, me këto prova që ishin, u vlerësua se nuk është e nevojshme që ai të izolohet se mos prish ndonjë provë dhe u dha detyrim paraqitje dhe ishte ajo që mosha mbi 70 vjeç nuk jepet arrest me burg nëse nuk rrezikon që të largohesh nga vendi, por ai edhe dhi e zgjebosur edhe pishtin përpjetë. Berisha e politizoi këtë masë.

Ai nuk u paraqit asnjë herë në gjykatë. E kundërshtoi vendim e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe vajti në Apel ku ajo gjyqtarja dha arrest shtëpie nga arrest me burg për Jamarbër Malltezin dhe kur ka arsyetuar nuk e merrte dot guximin që të thoshte se detyrimi me paraqitje është antikushtetues.

Për rrjedhojë e quajti kushtetues vendimin e detyrimit të paraqitjes dhe kur Gjykata e Apelit e lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë atëherë ai vendim ka fuqinë e ligjit, është ligj. Dhe ai të hënën e parë dhe të 3 të muajit duhet që të paraqitej tek oficeri i policisë gjyqësore dhe ai nuk shkoi. Por unë jam i bindur që përveç kësaj çështjeje, SPAK ka në dorë një tjetër çështje më të rëndë për ish-kryeministrin Berisha që e detyron SPAK të përforcojë masën e sigurisë për të.

Kjo masë tjetër që është arresti SPAK nuk e përcakton, por thotë ky njeri do shkoj deri në arrest, ai do leje vetëm për masë dhe nëse i jepet leje nga Parlamenti komisioni mandateve e shqyrton dhe merr vendimin përkatës. SPAK mund të kërkoj edhe arrest me burg për të. Komisioni i mandateve ka 11 anëtarë dhe se di nëse ata të opozitës do shkojnë, por nëse ato nuk shkojnë vendos shumica dhe shumica është PS atje dhe menjëherë me një raport që do bëjë do ja çojë parlamentit.

-Mund të ndodh që të mund të votohet kundër në Parlament dhe të mos jepet leja?

Po edhe mund të ndodh. Sepse mund të mos bëhet shumica e votave, por prapë nuk ma merr mendja që të ndodh sepse jo nuk janë numrat që një masë e tillë merret. Por nëse i qëndrojmë edhe deklarime të Bardhi dhe Berishës që në 2012 ka dashur që të paraqes një amendament që të mos ekzistojë imuniteti edhe për arrest, atëherë ky njeri duhet të shkoj atje dhe të thotë unë e kam thënë dhe SPAK ta marr një masë të tillë sigurimi.

Por, ai është tipik i asaj komedisë çifti i lumtur. Ky thotë do ta bini këtë masë por unë jam në aksion, nuk vij në parlament pa më dhënë Rama komisionet hetimore dhe ne do futemi në Kuvend. Por komisionet nuk jepen në kundërshtim me Kushtetutën.

-Nëse jepet vendimi dhe votohet me shumicë votash, çfarë ndodh arrestohet menjëherë?

Nëse komisioni e voton dhe ja çon Parlamentit dhe parlamenti ja jep të drejtën prokurorit atëherë ai e ka gati kërkesën për gjykatën për masën e sigurimit që ai ka menduar. Teoria që thonë avokatët e tij që më shumë janë dehur sesa esëll dhe thonë se nuk i jepet masa arrest me burg pa afat se është mbi 70 vjeç gënjejnë sepse vete edhe nëse je 90 nëse ke bërë krime të rënda dhe afera të rënda arrestohesh. Situata e tij jo vetëm është rënduar, por ai e ka marr rrugën për në drejtim të Qabesë.

-Duket sikur ish-kryeministri Sali Berisha po i hap rrugë vajzës së tij për të marr drejtimin e Rithemelimit, keni një koment lidhur me këtë?

Nuk e merr dot sepse ajo është shpallur ‘non-grata’ si babai i saj. Ajo është babai i vogël. Ata kanë funksionuar bashkë dhe janë koka e këtyre krimeve, kurse Shkëlzeni merrej me afera i ekzekutonte dhe është mitoman në grabitjen e pasurive të shqiptarëve. Argita edhe mund ta marr sepse ai ashtu e ka kthyer në trashëgimi. Ata që ndjekin Berishën kanë mundësi tani që edhe të tërhiqen sepse nuk është ajo parti politike që të iki një -non-grata- dhe të vij një tjetër -non-grata. Atyre ua bëri të qartë edhe votuesi që me ‘non-grata’ nuk vini dot në pushtet dhe votat që ne ju kemi dhënë nuk jua japim më, sepse ata janë me SHBA dhe me perëndimin nuk janë me Moskën. Këta që kanë ngelur i ka futur Berisha në një vagon treni të shkatërruar dhe bënë çaf-çuf si ata trenat e 1880.

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta, mendoni se Berisha në këtë moment ka mbështetje që të mbledh njerëz për të organizuar protesta?

Të ishte për atë ai ja kishte vënë zjarrin, jo vetëm zjarrin por ai ka vrarë për të ardhur në pushtet dhe vrau dhe plagosi, po të jetë për atë ai vret edhe 10 mijë të tjerë, si bëri në ‘97 dhe bënë edhe grusht shteti si e bëri. Ai zjarr dhe flakë do sepse do të justifikojë atë veprimtari kriminale që ka. Ai do ta mbyll në këtë mënyrë këtë qëllim ka ta bëjë shkrumb e hi vendin. Ai shkon i vë zjarrin Kuvendit që veprim më të keq nuk ka më. Atë se ndjek më njeri nga pas. Sa të shikohet që të shkoj 3 mijë vetë ata do shpallen organizatë terroriste dhe minimumi për secilin nga ata do jetë 7 vite burg. Nëse shikohet se ka element terrorist edhe ata tjerët mund të tërhiqen edhe Bardhi është tërhequr, ai ka marr edhe atë karrocën e tij me ata ushtarakët që ka brenda ai nuk tërheq dot veten jo më ata. Bardhi tha nuk bashkohemi me ‘non-grata’ dhe pastaj shkon pas Berishës, është pa karakter. Edhe nga SHBA mesazhi ishte i qartë se kush do të bashkëpunojë me ‘non-gratën’ do të jetë njësoj si ‘non-grata’ për ne. Nuk shoh se dikush do ti shkoj nga pas Berishës.

-Sërish nuk është hapur një datë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe duket se Greqia po e bllokon me çështjen Beleri, si e shihni?

Shqipëria është në pozitën më komode dhe është një vend që meriton të futet në BE sepse i ka plotësuar kriteret. Është faktor që më në fund që pas shumë përpjekjesh që ka kaluar në këtë komb që nga formimi që arrin të sjell në vend udhëheqësit më të mëdhenj dhe të bëhen veprimtari që nuk janë bërë as në Berlin as në Paris. Ne jemi një vend i vogël, por jemi renditur në disa vende të tjera të Këshillit të Sigurimit si të barabartë mes të barabartëve. Por nëse pengesë bëhet Greqia që nuk ka hallin e Belerit, por për gjëra të tjera, nëse ne shkojmë në BE i bie që të hapet rruga e çështjes çame që është një problem gjenocidi sepse i ka vrarë dhe i ka shpërngulur. Në kuadrin e BE do zgjidhet çështja çame dhe arvanitasve që duan të drejtat e tyre. Greqia nuk do që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, sepse nuk do që kufijtë ne ti kemi ku na i ka falur zoti, por atje ku do Greqia. Është turp që thotë nuk po e lejojnë që të bëhet betimi dhe ne bllokojmë anëtarësimin sepse ai u kap duke vjedhur vota për të marr atë mandat. Greqia nuk mundet të mbështes kriminelët për tu bërë kryetar bashkie. Nuk gjejnë dot këta një njeri të arsimuar, por një kriminel. Nëse ky është shkaku që nuk do pranohemi në BE dhe nëse vet BE nuk do gjej gjuhën me Greqinë që të tërhiqet, atëherë kurrë nuk duhet që ta duam atë BE se nuk është i joni.

-Pas goditjes që SPAK ka bërë ndaj Berishës a është i trembur kreu i PL, Ilir Meta?

Ilir Meta është futur në vrimë të miut dhe nuk del gjëkundi, nxjerr ndonjëherë Monikën. Janë veprime të një familje që është zhytur në krim të rëndë dhe që krijoi një parti për të vjedhur dhe për të grabitur. Edhe ata që zgjodhi në atë parti i zgjodhi që të jenë si ata që të vjedhin. Po mundohet të shpëtojë ça të mundet, është sa në Austri, sa në vende tjera, donte të gjente një vend për azil politik. Po mundohet të rregullojë ndonjë raport mjekësor se është me sëmundje të rënda që të shpëtojë nga burgu. Një popull i tërë e thotë nëse nuk ndëshkohen dy familjet më të mëdha kriminale ato të Berishës dhe Metës që kanë vjedhur pasuritë e këtij vendi, çdo goditje tjetër që bëhet është e kot.

-Si e patë Kongresin e Partisë Socialiste, a ndihet kryeministri Edi Rama, sipas jush i trembur nga këto goditje?

Unë e ndoqa kongresin dhe PS është një nga partitë më të organizuara. Edhe sikur të bëhen 100 herë zgjedhje prapë ata do ti fitojnë. Edhe punë të mëdha kanë bërë, sukseset janë të dukshme. A ka çështje që nuk ecin brenda asaj partie, ka plot, por nuk bien në sy sepse n e nuk kemi opozitë dhe nuk ke alternativë tjetër. Populli e sheh vet ku janë arritjet dhe ku shteti nuk të vret dhe korrupsioni nuk është në ato përmasa që ka qenë më parë. Ka gjëra të tjera që duhen përmirësuar sot. Rama nuk është jashtë këtij llumi, sado i pastër nëse ka marr një njollë do marr ndëshkimin e duhur, sepse për këtë u bë reforma në drejtësi. Jemi shumë pas sepse jemi pa opozitë.

-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka pasur takime me kongresmen dhe senator, si e shihni këtë vizitë të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Shqiptarët nuk harrojnë që Basha është pjella e Berishës sepse ishte më i besuari, e mori nga hiçi Berisha dhe i dha poste të rëndësishme. Në çdo ministri dhe post që ka pasur asnjë dit nuk ka qenë ai, por ka qenë Berisha. Ka qenë 100 për qind Berisha, ne nuk e njohim Bashën ne e njohim si Berisha. Ai vet nuk ka bërë gjë. Nëse është akt i pastër ai që bëri Basha që e hoqi Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike Berishën kur u shpall -non-grata’, atëherë unë them se ai duhet që të shoh të bëjë edhe më tej. Kur sheh që këtë rrugë që drejtohej nga ai që i la partinë atëherë të mbështesin dhe të bashkëngjiten njerëz.

-Mendon se do ketë të tjerë “non-grata”?

Ky vend është i mbushur me persona ‘non-grata’, vetëm tek ai stani i Berishës që i venë nga pas ka mjaft nga ata që e kanë ‘non-gratën’ në ballë. Por, jam i bindur se edhe nga PS kanë dalë dhe të tjerë do të dalin. Ka edhe aty horra që mendjen e kanë ende tek xhepi duke filluar nga struktura të vogla edhe duke shkuar më lart. Në ta ardhmen do shohim se do kemi goditje të merituara dhe ‘non-grata’ të merituara.