osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Idajet Beqiri: Ja pse po kërcënohen prokurorët e SPAK, të fshehtat tronditëse të policë të inkriminuar që po furnizojnë me armë vrasësit dhe si e rrëmbyen djalin e gjykatësit të njohur në Shqipëri, eshtrat ju gjetën në një lumë në Belgjikë

Idajet Beqiri: Ja pse po kërcënohen prokurorët e SPAK, të fshehtat tronditëse të policë të inkriminuar që po furnizojnë me armë vrasësit dhe si e rrëmbyen djalin e gjykatësit të njohur në Shqipëri, eshtrat ju gjetën në një lumë në Belgjikë

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Si fillim ai ka folur për operacionet e policisë ku rreth 1 mijë të arrestuar kanë qenë vetëm në muajin shtator. Avokati shprehet se krimi është i përditshëm dhe puna e policisë duhet që të jetë e përditshme dhe jo vetëm me fjalë dhe fushata.

Sipas tij që të planifikosh eliminimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të thotë që Policia e Shtetit nuk është në nivelin e asaj pune që duhet të jetë. “Këto operacione në fakt tregon se jemi kthyer në një vend problematik dhe qe jemi një vend me krim të organizuar dhe me organizata kriminale tepër të rrezikshme, sepse të planifikosh eliminimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të thotë që Policia e Shtetit nuk është në nivelin e asaj pune që duhet të jetë, krimi është i përditshëm dhe puna e policisë duhet që të jetë e përditshme dhe jo vetëm me fjalë dhe fushata. Këtu bëhet një aksion kapen disa veta dhe pastaj këtë e konsiderojnë sukses të madh, por në punë duhet të jesh çdo ditë. Ne kemi struktura të guximshme që kur duan të punojnë sjellin rezultate, por këto rezultate duhet të jenë të përditshme dhe jo njëherë në disa muaj.

Unë vlerësoj që këto operacione bëhen për të mbuluar dobësitë e punës së policisë edhe në rrethe edhe në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në aspektin që ajo punë që duhet bëhet çdo ditë dhe nuk bëhet, u është mësuar syri me këtë lloj krimi dhe prandaj iu duket e çuditshme që të reagojnë. Ndodhi krimi në një lagje të caktuar ndodh, vrasjet ndodhin më të njëjtën metodë, vjedh një makinë merr grupin kriminal, ky ekzekuton personin e marrin makinë e djegin”, tha ndër të tjera avokati

Policia dhe lidhjet e saj me krimin

I pyetur nëse ka informacion paraprak sa është përqindja e efektivëve të policisë, apo drejtues që janë të përfshirë në krim, ai tha se ashtu si policia fut të infiltruar brenda krimit duhet të ketë të infiltruar brenda radhëve të saj. Teksa ka folur për zbulimin e disa prej vrasjeve nga të penduarit e drejtësisë, të cilat kanë vënë në lëvizje strukturat e drejtësisë dhe ka krijuar një lloj paniku edhe tek ata bashkëpunëtorët e grupeve kriminale, avokati tha se edhe punonjës të policisë kërcënohen, por problemi është se krimi atë detyrë ka, ai edhe kur e kryen nga krimi dhe ato që përfiton ai në fund është në llogoren vet ai është aktiviteti i tij, por problemi është që ku është aktiviteti i institucioneve të shtetit. “Ky është bërë fenomen dhe ka kohë që funksion.

Ka kohë që policia brenda radhëve të saj ka bashkëpunëtor me krimin që i jap krahë atyre, sidomos për trafikun e drogës dhe po ashtu edhe për krime të tjera. Jo vetëm që i sinjalizojnë. I furnizojnë edhe më armë të policisë së shtetit janë bërë vrasje dhe nuk gjenden më, s’ka një hetim të thelluar se kush është i lidhur me këtë vepër penale. Ka ardhur koha që ashtu si policia fut të infiltruar brenda krimit duhet të ketë të infiltruar brenda radhëve të saj, duhet që të bëhet një vetëpastrim. Ka filluar lufta mirë kundër këtyre grupeve dhe ky është sukses. Sinjalet janë tek kërcënimi i prokurorëve dhe gjykatësve se janë ata që japin vendimin përfundimtar. Por, edhe punonjës të policisë kërcënohen, por problemi është se krimi atë detyrë ka.

Ai edhe kur e kryen nga krimi dhe ato që përfiton, në fund të fundit është në llogoren vet. Ai është aktiviteti i tij, por problemi është që ku është aktiviteti i institucioneve të shtetit. I gjithë këtij organizmi të fuqishëm që ka emrin shtet dhe që të merr frymën nëse të gjitha institucionet funksionojnë siç duhet. Duhet parandalimi”, tha avokati.

Vrasjet e pazbuluara

Gjithashtu, Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë dhe për vrasjet e pazbuluara në vend. Ai ka përmendur vrasjen e Kleanthi Koçiy, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ish-gjyqtar dhe një prej njerëzve më autoritar në jurisprudencë që u bë viktimë e një atentati në qendër të Tiranës dhe vrasësit nuk u zbuluan. Gjithashtu përmendi ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Sipas tij po nuk vajte tek ata që e vranë, krimi merr fuqi dhe kriminelët bëhen më të fortë se institucionet. Ai tha se thelbësorja që parandalon krimin është zbulimi i krimit, nëse ai e sheh që çdo krim zbulohet në këtë vend edhe ai do të zmbrapset, sepse thotë këtu çdo gjë po zbulohet dhe matet mirë kur ta bëjë një krim, ose është nga ata kriminelët e rrezikshëm të lindur që edhe nëse zbulohet ai e ka ndarë mendjen që një gjë të tillë do ta bëjë edhe sikur në burg gjithë jetën të rri.

Avokati tha se në këtë vend i nxit kriminelët dhe vrasësit moszbulimi i një krimi. “Kemi vrasjen e krybankierit Santos, ku janë vrasësit e tij, pse nuk kapen ata? Ne e dimë kush kishte interesa atje. Ne e dimë pse u bë ajo vrasje. Madje ata kanë patur dhe kanë pushtet të fuqishëm në Shqipëri. Por po nuk vajte tek ata krimi merr fuqi dhe kriminelët bëhen më të fortë se institucionet. Krijohet përshtypja se shteti është i vdekur dhe krimineli më i fortë dhe kjo e shkatërron vendin”, tha ai.

Ndërsa po kërcënohen prokurorë të SPAK, nuk është fakt i panjohur në Shqipëri që krimi hakmerret në familje. Ja një rast lemeritës nga e kaluara e afërt që e tregon avokat Idajet Beqiri. Ai tha se gjykatësit që dha dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, i rrëmbyen djalin dhe ia vranë. “Kryetari i gjykatës së Fierit që gjykoi çështjen e Libofshës dhe dha dënimin e fundit me vdekje, i rrëmbyen djalin. Kishte një djalë ekselent në çdo drejtim.

Studionte në Bukuresht. Kur shkoi në një vizitë në Bruksel, e rrëmbyen dhe nga ai moment për të nuk dihet më asgjë. Djali u zhduk. Ngjarja ndodhi në fund të vitit 1996. U gjetën disa eshtra në Belgjikë, të një trupi të hedhur në lumë, i bënë AND dhe dyshuan se mund t’i përkisnin atij”, u shpreh Beqiri

Ngjarja tragjike në Tiranë

Në fund ai komentoi dhe ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku një djalë i vogël 3 vjeçar ka humbur jetën nga një ndërhyrje kirurgjikale që ka bërë në një klinik dentare, Sipas tij familja duhet të kërkoj të gjitha llojet e dëmeve që kanë pësuar. “Në radhë të parë i shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e atij engjëlli të vogël.

Nuk ka gjë më të dhimbshme për një familje. Mjekësia në këtë vend në fakt ka ecur dhe ka ecur mirë, sepse nuk harrohet koha që nuk kishte ilaçe dhe duhet ta gjeje vet kur s’kishte as dyshek dhe çarçaf në spitale duhet it merrje nga shtëpia, por ardhja në spital do të thotë se jetën e ke të sigurt, por që atje të ketë pakujdesi dhe neglizhenca është e pafalshme. Ajo familja duhet të kërkoj të gjitha llojet e dëmeve që kanë pësuar, por dhimbjen për fëmijën nuk ia zbeh dot”, përfundoi avokati.