osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Idajet Beqiri: “Gërdeci” krim shtetëror! Ja skema që përdori Shkëlzeni për të marrë licencën për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dhe emri i personazhit që shkroi dokumentin që fundos djalin e Sali Berishës

Idajet Beqiri: “Gërdeci” krim shtetëror! Ja skema që përdori Shkëlzeni për të marrë licencën për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dhe emri i personazhit që shkroi dokumentin që fundos djalin e Sali Berishës

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri fillimisht u ndal tek dosja “Gërdeci”, ku SPAK të premten që shkoi ka futur në listën e dëshmitarëve për të dëshmuar për këtë aferë edhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.

Zoti Beqiri e cilësoi tragjedinë e “Gërdecit” krim shtetëror, ndërsa ka zbuluar për herë të parë për se kush e ka shkruar shënimin “Për Shkëlzen Berishën”, në dokumentin që implikon në çështjen e Gërdecit djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçin, ish-ministër i Drejtësisë. Beqiri u shpreh se shënimin e ka bërë Viktor Gumi, zëvendësministri i Drejtësisë në kohën që shpërtheu Gërdeci. Ndërkohë duke komentuar deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë se nuk ka ndryshuar qëndrim për “non-gratën” e Berishës, ai theksoi se ko është një kambanë alarmi edhe për ata që i shkojnë pas kreut të “Foltores”.

-Avokat Beqiri, SPAK të premten që shkoi ka futur në listën e dëshmitarëve për të dëshmuar për dosjen “Gërdeci” edhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Çfarë do të thotë kjo?

Nuk e dimë nëse e ka thirrur për ta marr të pandehur apo jo, por do vijoj procesi i Gërdecit dhe janë thirrur shumë dëshmitar. Nuk e di se sa dëshmitar ka thirrur SPAK dhe kush janë ata, në rast se ata dëshmitarë janë thirru nga familjet e viktimave dhe jo nga SPAK kjo do ishte një skandal i madh dhe tregon se SPAK po e bën këtë sa për të larë gojën dhe kriminelët e vërtet të hedhin lumin. SPAK duhet që ta niste mbar këtë proces dhe jo tek ekzekutorët, por kush e prodhoi dhe kush përfitoi dhe si u organizua që solli ato pasoja dhe kush janë personat përgjegjës.

Gërdeci nuk mund të bëhej dot nëse s’do ishte me ta kryeministri, ministri i Mbrojtjes dhe ai i drejtësisë. Në atë tragjedi ka dorë Berisha, ministri i mbrojtjes dhe ai i drejtësisë, sepse ky i fundit mund ta pengonte por se bëri. Shkëlzen Berisha e organizoi me ndihmën e babait të tij, duke shkelur disa norma dhe ligje. Ne kishim Poliçanin ku bëhej demontimi, sepse ato tunele ku bëhej demontimi ishin posaçërisht për demontim dhe këta e çuan në mes të popullit, ato duhet të jenë minimumi 20 kilometra larg banesave. Berisha duhet të merret i pari nga SPAK dhe të bëjë deklarimet e tij. Ai që mori të bënte demontimin e armëve ishte i Shkëlzen Berishës.

-Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas thirrjes së Shkëlzenit në SPAK, teksa ka thënë se djali i tij nuk është i implikuar në atë tragjedi. Si ju duket kjo deklaratë?

Kur Sali Berisha thotë që djali i tij nuk është i implikuar merreni që është i implikuar. Ai mori dhe ja dha një tender atij që kishte shokun e ngushtë Shkëlzeni dhe pse futi Delirogjin që të bënte ato veprime atje. Sa prova të tjera ka që janë të lidhura me Shkëlzenin dhe pse shkonte Shkëlzeni tek ministri i mbrojtjes, po tek ministri i drejtësisë çfarë donte dhe nuk iu nda ministritë të drejtësisë deri sa ai ia dha lejen për të demontuar armët.

-Po ju çfarë dini për këtë dosje dhe këtë megaaferë?

“Gërdeci është një krim i organizuar, me organizim të përsosur, një krim shtetëror për përfitime familjare. Ishte një biznes i demontimit të armëve, që fitimi ishte 10 miliardë dollarë. U gjet si do ndërtohet një bazë ligjore se si do ta marrim këtë fitim. Bazën ligjore e ndërtojnë kokat juridike. U afrua Oerd Bylykbashi, Viktor Guma. Atë kohë e dinim se çfarë fuqie kishte Berisha. Ridvan Bode kundërshtoi ashpër. Pa që po jepej pa asnjë lloj konkurrimi se kush do ta merrte demontimin. Po u jepej shoqërive private.

Shoqëritë private i zgjodhi si deshi Shkëlzen Berisha. Kur e pa që pati rezistencë në Këshillin e Ministrave. Aldo Bumçi në vend të ishte bllokada e vendimit, ai dha siglën, të kalojë se është e ligjshme. Pse është e kundërligjshme, e para s’duheshin futur shoqëri private. E dyta po bëre demontim armësh, nga vendi ku është shtëpia duhet të jetë 20 km larg nga vendbanimi. Ndalohen të futen fëmijë, gra etj. Po e hoqe barutin duhet ta fusësh në arka speciale. Këta e kishin hedhur në tokë. Ishte e pritshme ajo që ndodhi. Në kohën që do merrej licenca Shkëlzen Berisha shkon 5 herë te ministri i Mbrojtjes, 3 herë te ministri i Drejtësisë. Mediu s’ka qenë pjesë e atij korrupsioni, s’e ka lënë Shkëlzeni.

Ju e patë atë shënimin ‘për Shkëlzen Berishën’, që e mohoi Aldo Bumçi. S’është falsifikim atë e ka bërë Viktor Guma. Është çuar në ekspertim dhe ka dalë e tija, SPAK-u ta ketë në konsideratë. Luan Hoxha për këtë shkak u arratis nga Shqipëria. Ai duhet të flas siç po flas unë. Ai me këtë s’do jetë pajtuar kurrë derisa kërkoi të arratisej nga Shqipëria. Më thonë që SPAK ka dërguar letër-porosi në Amerikë që ta pyesin edhe ka ardhur përgjigjja që s’e gjejmë. Ai është i detyruar të dëshmojë. S’ka nevojë të vijë këtu, ai pyetet edhe atje me letër-porosi.

-Ambasada Amerikane ka përforcuar thirrjet për deputetet që i shkojnë pas Berishës, a është ky një paralajmërim i hapur për ata që i shkojnë pas Berishës sipas jush?

SHBA kanë qenë konsekuent, por vetëm Gërdeci e ka fundosur atë për të marr atë “non-gratën”. SHBA paralajmërimin e bëjnë për ata që shkojnë pas asaj kufome politike dhe kambana të bien për ata që kanë vesh. Ai ishte një paralajmërim i fortë edhe për Gazment Bardhin që nuk lë fjalë pa i thënë dhe akuzë pa bërë dhe shkon pas tij, këta njerëz nuk i duhen këtij vendi. Shqipëria do intelektual dhe njerëz me moral të lartë dhe që të jenë të besueshëm.

-Edhe pse është lënë pas hekurave, ka reagime nga pala greke dhe e konsiderojnë të burgosur politik Fredi Belerin?

Misionarët antishqiptar janë të çuditshëm. Greqia ka bërë gjenocid, në vitin 1914 ka qenë një gjenocid i jashtëzakonshëm të grekëve kundër nesh vetëm në një fshat të Tepelenës me qindra fëmijë janë vrarë, dhe me atë flamur që ata pretendonin si vorio epiri e ka gomonia dhe e valvit edhe Beleri dhe ne mbajmë sehir dhe themi vazhdojeni gjenocidinë dhe disa tradhtar dhe antishqiptar si Berisha dhe Ilir Meta e mbështesin Belerin dhe thonë vazhdojë këtë gjenocid. ai po dënohet si hajdut dhe vjedhës votash, po para kësaj ai vrau forcat e armatosura që ruanin kufirin dhe kush e vodhi dosjen e Belerit që ishte në kërkim për këtë krim dhe Greqia se dërgoi atë dosje dhe atë dosje që ne krijuam këtu e vodhën. E vodhi Saliu dhe Ilir Meta. Këta bandit e çuan edhe kryetar bashkie atë dhe tani e quajnë edhe burgosje politike, pse e çuan një kriminel të tillë kryetar bashkie dhe pse e mbështesni ende atë, ata as nuk skuqen asgjë. Çështja juridike e pronave nuk është në dorën e njërit apo tjetrit jo më të Belerit, ne kemi një kushtetutë që jep përcaktimet çështje prona dhe se si bëhet rregullimi juridik i pronave, qoftë i asaj publike dhe qoftë i asaj private. Këto janë përralla që si besojnë më shqiptarët, lufta për bëhet për territore dhe për qëllime shoviniste.

Intervistoi: Rigels Seliman