osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Idajet Beqiri flet pas kërcënimit për vrasje, paralajmëron lajme tronditëse për Ilir Metën dhe Sali Berishën, ja 5 dosjet që do t’i çojnë pas hekurave

Idajet Beqiri flet pas kërcënimit për vrasje, paralajmëron lajme tronditëse për Ilir Metën dhe Sali Berishën, ja 5 dosjet që do t’i çojnë pas hekurave

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka reaguar për herë të parë pas kërcënimeve për vrasje që ka marrë së fundmi lidhur me denoncimet e forta që ka bërë në SPAK për pushtetarët e lartë të korruptuar, kryesisht dyshen Meta-Berisha. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Beqiri nuk trembet dhe premton se do denoncojë çdo aferë korruptive dhe kriminale.

Ai gjithashtu paralajmëroi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta se do vijojë betejën kundër tyre dhe ua bën të qartë se ka ardhur koha të japin llogari para drejtësisë për zullumet ku janë përfshirë. Gjithashtu Beqiri është shprehur se shumë shpejt Meta-Berisha do të marrin lajme tronditëse. Sipas tij në SPAK do të shpërthejnë 5 dosje që rrezikojnë pozitat e tyre.

Avokati shprehet se në ditët në vijim do të nxjerrë të tjera fakte dhe prova “përvëluese” që nuk janë zbuluar asnjëherë më parë për grabitjen e “Floririt”, por edhe për vrasjet në “21 Janar”.

Kush janë 5 dosjet që rrezikojnë Metën?

Sipas avokatit Idajet Beqiri, dosja e “Floririt në Krrabë”, “21 Janari”, “Gërdeci”, “pastrimi i parave për operacionet plastike nga Meta dhe Kryemadhi e vdekja misterioze e ish-prokurorit Xhavit Hana do të tronditin pozitat e Ilir Metës dhe Berishës. Ndër të tjera Beqiri është shprehur se Gërdeci dhe 21 janari janë disa nga dosjet të cilat pengohen të shkojnë për gjykim në drejtësinë e re.

“Nuk jam dakord që të merremi me dosjet e reja. Nuk është e vërtetë që dosjet e reja i kemi të gatshme, pasi të vjetrat janë formësuar dhe kopsitur tashmë për gjykim. Ato nuk i ka lejuar politika e pandëshkueshmërisë të shkojnë në gjyq”, tha ai. Beqiri shtoi gjithashtu se drejtësia e re duhet të çojë në bankën e të akuzuarve të gjithë politikanët përgjegjës për korrupsionin 32-vjeçar.

“Pritshmëritë e Shqiptarëve janë që korrupsioni i lartë shtetëror ai i 32-viteve, i vjetri dhe i riu duhet të marrin goditjen e duhur dhe të shkojnë në bankën e të akuzuarve me akuzat përkatëse. Korrupsioni i lartë shtetëror me ish-president, ish-kryeministria, ministra apo dhe kryeministra, të gjitha këto dosje nëse ka apo të formësohen duhet të shkojnë për gjykim dhe nuk duhet të flenë gjumë”, u shpreh avokati.

Denoncimet e avokatit

Beqiri i paditi pak javë më parë Metën dhe Kryemadhin në SPAK, ndërsa i akuzoi për disa vepra të ndryshme penale, duke filluar nga korrupsioni, tek pastrimi parave në Qipro, ndërhyrjet estetike “VIP” me paratë e korrupsionit në spitalet e luksit në Vjenë dhe San Marino dhe shumë e shumë afera të tjera, që përbejnë vepër penale. Por nuk ndalet me kaq, pasi avokat Beqiri ka paditur sërish ish-presidentin Metaj dhe Berishën në SPAK.

Sipas kallëzimit penal që është mbushur me detaje të forta dhe të padëgjuara më parë, avokat Beqiri nxjerr për herë të parë provat që implikojnë Ilir Metën dhe Sali Berishën në grabitjen e floririt të Krrabës, nga skema që ndoqën për ta vjedhur, deri tek vendi ku e kanë fshehur. Avokati Beqiri shprehet gjithashtu se provat e reja të dala për “21 Janarin” dhe hetimet e thelluara për Gërdecin do të sjellin zhvillime të forta në vendin tonë.

Gjithashtu Beqiri ka zbuluar detaje të bujshm dhe nga vdekja misterioze e ish-prokurorit Xhavit Hana, ku sipas tij mund të ketë dorë Berisha. Ishte pikërisht kjo ngjarje që solli dhe kërcënimin me plumb në ballë ndaj avokatit. Së fundmi, Beqiri ka paraqitur para Drejtorit të Policisë së Qarkut të Tiranës dhe për dijeni SPAK, një kallëzim penal kundër personit me inicialet “A.D” që e ka kanosur me vrasje.

Sipas avokatit, “kallëzimin penal të cilin e ka siguruar gazeta “SOT, e ka bërë kryesisht për shkakun se nga përmbajtja e kanosjes për vrasje që i kanë dërguar, ndoshta “pa dashje”, u ka shpëtuar prova se Prokurori i Krimeve të Rënda Xhevat Hana, është eliminuar, para se të dërgonte në gjyq vrasësit e Remzi Hoxhës, posaçërisht Sali Berishën, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro etj”.

“Më e rëndësishmja është fakti se nëpërmjet kësaj kanosje që “A.D“ bën kundër meje, indirekt ai provon se Prokurori Xhevat Hana, i cili kishte nën hetim Sali Berishën, Bashkim Gazideden, Ilir Kumbaron etj, për vrasjen shtetërore politike të një atdhetari të shquar të Kosovës, Remzi Hoxha, është eliminuar dhe nuk ka pësuar “vdekje nga një sëmundje e rëndë”, thuhet në kallëzimin e Idajet Beqirit.