Ku i gjeti Beccheti 40 milion eurot, me të cilat krijoi Agon Channel?! Në intervistën e tij dhënë për La Repubblica, Francesco Beccheti tregon edhe një detaj interesant, se ku i gjeti paratë për të krijuar Agon Channel.
Ai thotë se ka shpenzuar 40 milion euro për krijimin e këtij televizioni.“40 milionët që u përdorën për të financuar Agon Channel vijnë nga një prej bankave më të mëdha në Europë.
Nuk është financim, por rezultat i zgjidhjes së një marrëveshje mes njërës prej kompanive të grupit tim dhe bankës. Nuk mund ta them emrin e saj, por në total nuk janë më shumë se 16 transferta”, ka thënë ai.
Edhe pse nuk përmend emër, bëhet fjalë për Deutsche Bank. Ai arriti t’i marrë plot 150 milion euro bankës gjermane me anë të një procesi gjyqësor, që kishte lidhje me hidrocentralin e Kalivaçit.
Për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit ai kishte krijuar një kompani me Deutche Bank, të quajtur Hydro srl. Në Shqipëri ata krijuan shoqërinë KGE (Kalivaci Green Energy) me kapital të përbashkët 150 milionë euro. 55 përqind i kishte kompania BEG e Becchettit dhe 45 % Deutsche Bank.
Por, Beccheti pati mosmarrëveshje dhe i mori plot 150 milion euro Deutsche Bank, në arbitrazh pikrisht nga (ICSID) Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore
E gjithë skema me anë të të cilave Beccheti arriti të marrë këtë shumë, sipas prokurorisë, është një skemë e pastër mashtrimi dhe veprimtri e pastër krimi të rëndë financiar si zhvatje, pastrim parash, evazion fiskal me anë të fshehjes së të ardhurave.
Historia e hidrocentralit të Kalivaçit ka nisur në 1997-n me Vendimin e këshillit të Ministrave nr.222 datë 24.05.1997 “Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës BOT për hidrocentralin e Kalivaçit”. Projekti në pamje të parë ishte shumë i madh, më i madhi i kohës – 350 GW energji e pastër në vit, brenda 5 viteve.
Askush nuk u thellua fillimisht tek një problem i madh: koncesionari, BEG S.P.A ishte një kompani e themeluar rreth dy vite më parë, në 1995, dhe kishte kapital themeltar të deklaruar 1 milionë euro dhe të paguar 340 mijë euro, ndërkohë që sipërmarrja që iu besua vlerësohej në atë kohë në rreth 100 milionë USD!
Për më shumë se tre vjet, deri në nëntor 2000, askush nuk u kujtua më për Kalivaçin, as vetë koncensionari.
Me licensën e Kalivaçit në dorë, Beccheti ka arritur të thithë përgjatë 15 viteve, miliona për ndërtimin e një hidrocentrali që nuk u ndërtua asnjëherë.
Në listë mund të gjenden emra prestigjozë si Deutsche Bank dhe Enel, e pastaj, nga banorët e zonës pranë hidrocentralit fantazmë e deri te biznesmenë të mëdhenj shqiptarë të futur në lojë si nënkontraktorë, por asgjë nuk ndodhi me ndërtimin e veprës më të madhe në energjitkë.
Qeveritë e majta dhe të djathta nuk bën asgje tjetër veçse ndryshonin ligjet dhe vazhdonin ti jepnin biznesmenit italian lekë nga buxheti i shtetit ndërsa punimet nuk lëviznin fare.
Sipas kontratës së vitit 1997 prodhimi i energjisë duhet të fillonte në 2002, por ajo pësoi një ndryshim në vitin 2000 dhe është nënkuptuar që prodhimi do të fillojë në 2005, duke marrë të mirëqenë që punimet ende nuk kishin filluar, u bë një tjetër ndryshim kontrate në vitin 2007 që prodhimi do të fillonte në vitin 2011.
Por kur jemi në vitin 2018 nuk ka asnjë ndryshim nga viti 1997 pasi idrocentrali jo që nuk prodhon energji po punimet janë siç ka qenë, përveç faktit që shteti shqiptar arriti të fitojë një gjyqë që nëse do të humbiste do ti kushtonte miliona euro.
Por qeveria Berisha e kishte kthyer Bechetin në ortak të saj. Me ndryshimin e pushtetit filloi dhe hetimi për Becheti, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, BEG S.P.A, Hydro S.R.L. dhe bashkëpuntorët e tyre dhe doli në dritë një mega skandal ku ishiin perfshirë grupi i mashtruesve italian. Miliona euro mashtrim vjedhje evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash e pastrim parash me paga astronomike ne të ashtëquajturit “Aaon Channel”.