Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se PD dhe Lulzim Basha janë bërë gati për të qeverisur vendin.
“Jam rritur në PD, pavarësisht se s kam qenë person publik, kam nisur angazhimet me forumet rinore të Partisë Demokratike.
Shumë nga këta figura i kam parë si figura përfaqësuese të Partisë, për mua dëshira ime do të ishte që Partia Demokratike të ishte një parti e madhe e të gjithëve që kanë kontribuar në vite.
A jeni ju gati për të qeverisur ?
Jemi gati për të qeverisur. Jemi gati edhe me program elektoral, jemi gati edhe me një këshill të ri kombëtar edhe me figura shumë të mira që përfaqësojnë PD dhe unë besoj që kjo është dëshira e çdo demokrati brenda apo jashtë strukturave të Partisë Demokratike sot”, tha Tabaku në News 24.