osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Ia lanë babain të vdiste në oborr”, Rama i hakërrehet vajzave të të ndjerit: Deklaratë dhimbje dhe partie

“Ia lanë babain të vdiste në oborr”, Rama i hakërrehet vajzave të të ndjerit: Deklaratë dhimbje dhe partie

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të dy vajzave të vëllait të ish-deputetit të PD, Vili Minarollit, të cilat thanë se babai i tyre, i cili po kurohej te COVID 1, “u la të vdiste”.

Ai humbi jetën një ditë më parë, ndërsa Rama tha ne në deklaratat e dy vajzave, “nuk kishte asnjë të vërtetë”.

Ai i cilësoi akuzat e tyre si “deklarata dhimbje dhe partie”.

Po ashtu Rama dha përgjigje edhe për një tjetër rast, ku një grua akuzoi se nuk po merrte sendet e babait të saj, që po kurohej me COVID.

Kreu i qeverisë tha se në fakt, zonja ishte paraqitur në spital pa mjet identifikimi me vete dhe pasi kishte paraqitur kartën e identitetit, kishte marrë edhe sendet e të atit.

Kreu i qeverisë tha se këto raste kanë një sensitivitet të lartë dhe nuk duhen dezinformuar njerëzit. Ai akuzoi mediat për propagandë në funksion të partive dhe vetvetes ndërsa u shpreh se puna e mjekëve përgjatë një viti nuk duhet njollosur me dezinformacione.

“Në morinë e fjalëve që thuhet ka dhe shumë broçkulla që të jemi të qartë ashtu sikundër ajo që po ndodh është insistimi për të skandalizuar publikun me dëshmitarë që dalin tek gardhet e spitaleve siç ishte një zonjë që pretendonte që as rrobat e të vdekurit nuk po ia jepnin se ia kishin vjedhur, ndërkohë që rasti ishte shumë i thjeshtë.

Faktikisht e vërteta e thjeshtë ishte se zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete. Mori kartën e identitetit dhe mori rrobat, por ndërkohë njerëzve iu dha një informacion gjysmak, siç u dha një informacion gjysmak për ato zonjat e tjera që qanin babanë tek gardhi i spitalit, që i ngushëlloj për humbjen e babit, por ndërkohë pjesa tjetër e informacionit ku QSUT dha saktësisht se çfarë dhe si kishte ndodhur dhe që nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbjeje, por njëkohësisht dhe partie.

Ju lutem shumë është sensitivitet i lartë i njerëzve. Ka ndjeshmëri shumë me të drejtë. Natyrisht që rastet e abuzuesve dhe të batakçinjve si rasti që u demaskua dhe që vuri prapa hekurave katër bluza të bardha që mos qofshin fare dhe siç mund të ketë raste të tjera as nuk mjaftojnë dhe jo më të teprojnë për të njollosur ata njerëz dhe atë personel që ka qysh një vit sot që bën një punë heroike dhe që nuk e meriton të gozhdohet nga balta dhe nga lloj-lloj dezinformacionesh.

Prandaj me shumë respekt për të gjithë njerëzit të cilët kanë dhimbje, e përsëris edhe njëherë mos i ndodhtë kujt dhe ngushëllime, i mirëkuptoj shumë më tepër ata që nga dhimbja çdo fatkeqësi ia faturojnë mjekëve sesa juve që me dhimbjen e tyre bëni propagandë në funksion të njërit të tjetrit, apo vetvetes për të krijuar audiencë apo për të marrë like (pëlqime)”, tha Rama.