Sali Berisha ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO, i cili dënoi me 3 vite dhe 4 muaj burgim ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Berisha në një mesazh në Facebook shkruan se vendimi për Tahirin ishte i trukuar dhe qesharak. “Prandaj dhe avokati i tij si per te fshehur suksesin e negocimit te vendimit 3.4 vite, qe ne çdo vend normal nuk mund te ishte kurre nen 42 vite, bertiste ne kup te qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa”.
Vendimi shënon triumfin e plote te narkodrejtesise se narkoshtetit! Keshtu pusetes se narkoshtetit ju vu kapaku”, tha ai
Sipas tij ka patur negociata mes disa personazheve të njohura, ndërkohë që shtoi se në një vend normal, Tahiri nuk duhet të ishte dënuar nën 42 vite burg.
Por, pikërisht pas kësaj deklarate qytetarët në Drejtësinë e re e shohin të pabesueshme që Sali Berisha të jetë akoma i lirë nga çdo dënim.
Shumë nga ata i komentojnë se e pret fati i njëjtë, por ndryshimi është se do kalbet në burg pasi akuzohet për vrasje.