1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

I tregoi Dumanit briskun, SPAK thellon hetimet për Flamur Nokën, sekustron kontratën e koncensionit të pasaportava që firmosi kur ishte ministër i Brendshëm

I tregoi Dumanit briskun, SPAK thellon hetimet për Flamur Nokën, sekustron kontratën e koncensionit të pasaportava që firmosi kur ishte ministër i Brendshëm

“Zëdhënësi i SPAK nuk është objekt i Partisë Demokratike, por do ia thuash Dumanit që t’a mbajë briskun“, kjo ishte përgjigja nervozuese e Flamur Nokës në qershor 2024 kur gazetarja Klodiana Lala e pyeti për hetimet e SPAK rreth tij. Në mars të 2024, avokati i njohur Idajet Beqiri kallëzoi në SPAK Flamur Nokën për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Një vit pas kallëzimit penal, SPAK ka avancuar me hetimet rreth Nokës, i cili është edhe një nga zërat më agresivë pranë Berishës.

Sipas burimeve, me urdhër të SPAK, agjentët e BKH kanë sekuestruar disa dokumente në Ministrinë e Brendshme gjatë kohës kur kjo ministri drejtohej nga Flamur Noka. Mes dokumenteve, është sekuestruar edhe kontrata koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike me kompaninë Aleat.

Në 19 mars 2013, Flamur Noka, në atë kohë ministër i Brendshëm, firmosi ndryshimin dhe zgjatjen me 10 vite të kontratës koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike me grupin që kontrollonte kompaninë Aleat.

Ndryshimi i kontratës nga Noka ka disa elementë të dyshuar si korruptivë, që po hetohen nga SPAK-u.

Zgjatja e koncensionit me 10 vite ishte një koncension i ri, ku është shmangur gara.
U rrit në mënyrë të pa argumentuar çmimi i shitjes së kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike (pasaporta nga 5000 lekë në 7500 lekë, karta e identitetit nga 1200 lekë në 1500 lekë.

Kompania kishte shënuar fitime marramendëse në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ndërkohë që me kontratën e re, duke rritur çmimin e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, janë shtuar fitimet e kompanisë në dëm të interesit publik dhe xhepave të shqiptarëve.
Kontrata e firmosur nga Flamur Noka dyshohet se bazohet në pretendime të rreme, në mungesë faktesh dhe raportesh, në falsifikime dhe arbitraritet, pasi nuk ka raporte zyrtare që konfirmon investimet e pretenduara.

Komisioni për monitorimin dhe zbatimin e kontratës nuk është mbledhur asnjëherë. Nuk ekziston asnjë raport për ecurinë e zbatimit të kontratës.

Ka dyshime të forta se kompania nuk ka blerë pajisje, por i ka marrë me qira, për të ulur koston dhe rritur fitimet, në kundërshtim me kontratën. Kompania nuk ka inventar asetesh dhe nuk i ka dorëzuar asgjë shtetit shqiptar në përfundim të kontratës.

SPAK ka kryer gjithashtu hetime për një vilë në Gjirin e Lalzit, e cila sipas një denoncimi të Gaz Bardhit, është pasuri e fshehur e Flamur Nokës. Agjentë të BKH kanë rrethuar vilën në Gjirin e Lalzit, ndërsa janë pyetur administratori, dëshmitarë, pronari në letra i vilës, pastruese etj.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama”, shkruante Bardhi tre vite më parë.

Ndërkaq, Noka ka mohuar pretendimet r Bardhit për pasuri të padeklaruara.”Po, kam një shtëpi të padeklaruar. është shtëpia ku jetoj momentalisht. Kam vetëm një, por do të doja të kisha edhe më shumë të padeklaruara“, ka theksuar Noka

Flamur Noka ka akuzuar gjithashtu Gaz Bardhin dhe Lulzim Bashën se u kanë marrë para oligarkëve.

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës? Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”, ka deklaruar Noka.