Albert Bourla, shefi i kompanisë Pfizer ka ardhur në Shqipëri për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave. Bourla ka folur para mediave duke treguar detaje nga takimi që pati me kryeministrin Edi Rama në Neë York.
Bourla tha se i ofroi që të bënin një bisedë online, por Rama ishte i qartë që ta takonte personalisht dhe udhëtoi drejt Amerikës në një periudhë tepër të vështirë. Ndër të tjera kujtoi dhuratën që i bëri kryeministri i Shqipërisë, një pikturë të bërë vetë, të cilën shefi i Pfizer e mban në zyrën e tij në Neë York.
Bourla: Dua të falënderoj kryeministrin që më priti në Shqipëri. Kisha kënaqësinë ta njihja personalisht vitin e kaluar kur ai erdhi vullnetarisht në Neë York për të folur për vaksinat e vendit të tij. Isha tepër i impresionuar sepse ishte një kohë kur askush nuk vizitonte apo udhëtonte, ishte shumë kohë e vështirë.
I ofrova që të kemi një ‘video call’, por tha se donte të më takonte personalisht. E vlerësova shumë dhe hapëm zyrat në Neë York që të kishim këtë takim. Ishte shumë e qartë që kujdesej për vendin e vet dhe kishte një plan se si mund të merrte vaksinat. Kjo ishte shumë e rëndësishme se vaksinat që do të vinin në Shqipëri, do të përdoreshin tek qytetarët dhe isha shumë i lumtur që do të ndihmoja shqiptarët.
Dua të them që është nder i madh për mua dhe nuk do të harroj kurrë dhuratën që më ke bërë. Një pikturë që e ke bërë vetë dhe e mbaj në zyrën time në Neë York. Faleminderit shumë.