Kryeministri Edi Rama teksa nuk e kurseu ironinë ndaj vetos së Albin Kurtit në Forumin Ekonomik që po mbahet sot, tregoi edhe një histori mbresëlënëse.
“Jo vetëm që s’ja privojmë vetes këtë mundësi dhe potencial që ka rajoni por duhet të vrapojmë. Nuk kemi pse presim që integrimin e rajonit nga pikëpamja e 4 lirive të Evropës ta bëjmë pasi të hyjmë në BE. Ne do e bëjmë tani. Kush don të bashkohet, le të bashkohet.
Ne s’mund të bëjmë karikaturë të BE këtu, ku njëri thotë s’duhet të takoheni unë vë veton. Ne s’kemi luksin që të humbasim kohë se kemi humbur shumë, kemi humbur shekuj. S’mund ta bëjmë si ata dy ballkanasit që luftuan për sulltanin, dhe më pas sulltani donte t’i shpërblente, dhe iu tha ju të dy keni hyrë të parët në kështjellë.
S’kam kohë t’ju dëgjoj të dyve, po më thoni kush doli i dyti të kërkojë ç’të dojë. I pari do të marrë dyfishin. I dyti kur e dëgjoi i tha ‘ma hiq një sy mua’ që ai t’ja hiqte të dy sytë tjetrit. Ne kemi parë sa keq heq tjetri nga konflikti. Kjo është histori e gjatë dhe e dhimbshme për të mos e lënë pas.”, tha Rama.