Hollie Booth është adoleshentja që i mbijetoi sulmit terrorist në “Manchester Arena” dhe është rikthyer në qytetin britanik për të marrë pjesë në audicionet e “Britain’s Got Talent”. Mediat britanike shkruajnë se 13-vjeçarja u “pushtua” gjatë shpërthimit nga krahët e hallës së saj Kelly Breëster, 32 vjeç, që mbeti e vrarë nga terroristi Salman Abedi majin e vitit të kaluar, pak pasi kishte përfunduar performanca e këngëtares Ariana Grande.
Ndërsa një natë më parë, Hollie nga Sheffieldi u rikthye në qytetin ku 22 persona u vranë e qindra të tjerë u plagosën, për të performuar me sukses me grupin e saj të kërcimit “RISE”. Për shkak të dëmtimeve në të dyja këmbët pas atij sulmi, që i shkaktoi edhe një dëmtim të rëndë në nerva, adoleshentja u paraqit me një karrige me rrota.
13-vjeçarja i është nënshtruar 11 operacioneve deri më tani, e parashikohet t’i nënshtrohet të tjerave në të ardhmen. Performanca la të shtangur pjesëtarët e jurisë, Simon Coëell, Amanda Holden, D-avid Ëalliams dhe Alesha Dixon.