Është plagosur me armë zjarri në Fushë Krujë anëtari i bandës së Niklës, Mariglen Haka.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Nikës dhe është plagosur me armë zjarri në fytyrë. Marklen ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dyshohet se është qëlluar me pistoletë në nofull nga një person ende i paidentifikuar, i cili lëvizte në këmbë.
Haka është një personazh i njohur për policinë. Si një prej të “fortëve” të Fushë – Krujës 28 vjeçari u arrestua në Shtator vitin 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Ata u vunë në pranga për posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike. Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, pikërisht personi që sonte transportoi në Spitalin e Traumës hallën dhe nipin që ranë pre e atentatit të armatosur.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.